Ekskluzive/Mohamed Alabbar: Durrësi, versioni modern i Dubait. Jo projekti i vetëm në Shqipëri

Televizioni SCAN
Televizioni SCAN
56.3 هزار بار بازدید - 7 ماه پیش - 10 muaj pas nënshkrimit të
10 muaj pas nënshkrimit të marrëveshjes për ndërtimin e projektit ‘Durrës Marina’, Mohamed Alabbar, vizionari pas kompanisë ‘EMAAR’ shpjegon në një intervistë ekskluzive për SCAN se është i kënaqur me ecurinë e punimeve.
Në intervistën dhënë për emisionin ‘Insider’ të gazetarit Angelo Haruni, Alabbar shprehet se procesi po shkon jashtëzakonisht mirë.

“Durrësi do të jetë një version modern i Dubait”. Kështu e konsideron projektin e transformimit të Portit të Durrësit, njeriu që ka ndërtuar Dubain,.
“Mendoj se Durrësi do të jetë një version modern i Dubait, apo kudo tjetër. Sepse, qytetet e mëdha ndërtohen, përfshirë Dubain. Gjithçka është ndërtuar 20, 50 vite më parë. Ne jemi në 2023-in, 2024 muajin tjetër, projektimi ka ndryshuar, shërbimet publike kanë ndryshuar, teknologjia ka ndryshuar, ndërtimi ka ndryshuar. Çfarë duam nga jeta ka ndryshuar. Do të jetë më argëtues, shumë më mirë” deklaroi Alabbar.
Në përgjigje të pyetjes së gazetarit Angelo Haruni, Alabbar konfirmoi se ai do të jetë një nga banorët e Durrësit,sëbashku me familjen e tij. Ai shprehet se ka rezervuar apartamente për veten dhe për familjen e tij.
“Po, unë kam blerë disa hyrje për vete. Në dy godinat e para, kam apartamente atje. Edhe familja ime ka. Besoj vajzat e mia kanë gjithashtu apartamente këtu” tha më tej Alabbar.
Sipërmarrësi i njohur shprehet se projekti ‘Durrës Yacht & Marina’ nuk është projekti i vetëm që ka për Shqipërinë...

Mohamed Alabbar konsiderohet si një ndër njerëzit më të rëndësishëm të biznesit ndërkombëtar. Ai është njeriu që ka ndërtuar Dubain dhe ka ideuar e ngritur ndërtesën më të lartë në botë, Burj Khalifa. Grupi i tij do të zhvillojë projektin për transformimin e Portit të Durrësit.
Ky projekt parashikon ndërtimin e hoteleve, rezidencave private, shëtitoreve, dyqaneve, restoranteve superluksoze, mbi 80 mijë metra katrorë parqe dhe hapësira të hapura, si dhe 170 dyqane tregtare rreth portit të ri.
Punimet për ndërtimin e “Durrës Yachts & Marina”, janë të ndara në tre faza, ku në fazën e parë janë godinat, më pas infrastruktura dhe në fund Marina. Totali i këtij investimi të marrë përsipër nga biznesmeni nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Mohamed Alabbar,  llogaritet në afro 2 miliardë euro.

00:00 Projekti i Durrës Yachts & Marina
01:49 Timeline i projektit
03:51 Vlera e investimit dhe të ardhurat
06:32 Puna në kantier
09:19 Intervista e Mohamed Alabbar

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web: https://bit.ly/3sfGvHc
Follow SCAN TV në Facebook: https://bit.ly/3FbRsBy
Follow Scan_tv në Instagram: https://bit.ly/3VTYCQy
Follow SCAN TV në Linkedin: https://bit.ly/3D1yQBn
Follow scan_tv në TikTok: https://bit.ly/3zbVrKz


#scantv #ekonomi #lajme #viral #trending #fyp #viralcontent #alabbar #dubai #durres #insider #angeloharuni #scan #ekskluzive #exclusive #albania #durresyacht #burjkhalifa #investment #investime #porti #mohamedalabbar #emirates #emiratetarabe #miliarderi
7 ماه پیش در تاریخ 1402/10/07 منتشر شده است.
56,347 بـار بازدید شده
... بیشتر