Opinion - Bukuritë mbresëlënëse të Malësisë së Jugut! (6 Shtator 2023)

RTV KLAN
RTV KLAN
24 هزار بار بازدید - 10 ماه پیش - Duke nisur nga kjo e
Duke nisur nga kjo e mërkurë, në emisionin Opinion do të zbulohen destinacione të ndryshme në Shqipëri. Destinacioni i sotëm është shumë interesant. Është një rrugëtim që gazetari Blendi Fevziu së bashku me stafin e tij ka bërë nëpër Labëri, duke nisur nga Tepelena, Peshtani, e duke u kthyer në Nivicë e deri në Kuç. Ky itinerar do të jetë i ndarë në 3 pjesë. Në emisionin e parë, Opinion fokusohet në 3 destinacione mjaft interesante, të ndarë midis Peshtanit, Tepelenës dhe Përmetit dhe zonës së Nivicës. Janë destinacione shumë interesante pasi brenda tyre ka një bukuri mahnitëse natyrore, por edhe struktura turistike të cilat janë impresionuese.

Emisioni i sotëm fokusohet në 4 vende shumë interesantë:

1-Camp Nivica, është një kamp i nisur nga një suedeze e quajtur Astrid Lindberg. Ajo është një suedeze e cila ka lënë vendin e saj dhe ka ngritur një kamp me 6 tenda afrikane të sjella nga Afrika në Nivicë, me një pamje mahnitëse, që siç thotë ajo është e vetme dhe unike në Europë. Opinion sjell bukuritë që ofron ky kamp dhe gjithë eksperiencën për të mbërritur aty, e cila të kujton atë të kampingjeve të çdo vendi ku mund të shkosh të bësh Safari.  

2-Te fshati i Nivicës, te bujtina mbi kanion në Nivicë, që po ashtu është një destinacion shumë i bukur dhe autentik për të ruajtur traditat dhe vlerat shqiptare. Një kontrast midis dy bujtinave.

3-Po ashtu, Opinion shkon në Ujëvarën e Peshturës, një prej mrekullive të Shqipërisë. Një ujëvarë me 4 kate, me një temperaturë uji prej 13-14 gradësh. Dy prej kateve janë sipër, ndërsa më poshtë ka dy kate të tjera, ndërsa po ashtu ka dhe një pellg ku mund të lahesh. Një destinacion fantastik!

4-Më tej, Opinion shkon në Peshtan ku miksohet jo vetëm kulinaria, jo vetëm bukuria e jashtëzakonshme natyrore e malit të Golikut dhe zonave rreth e rrotull, por edhe një minimuze i ngritur nga një çift, Mira dhe Shpëtim Muka, të cilët kanë arritur të krijojnë një minimuze të luftës italo-greke në natyrë dhe njëkohësisht një vend jashtëzakonisht interesant që shënohet edhe në shumë prej guidave ndërkombëtare. Aty mund të takosh turistë të huaj, ashtu siç ndodhi me stafin Opinion. Gazetari Blendi Fevziu u takua me një grup turistësh gjermanë të cilët ishin njohur me këtë vend në një nga dokumentarët e televizionit gjerman. Mund të shohësh sesi Mira Muka është jo vetëm një zonjë mikpritëse, por është edhe një guidë spektakolare e luftës italo-greke, ndoshta duke ia kaluar edhe historianëve.

Për ta ndjekur këtë rrugëtim, shihni emision e plotë të Opinion.

#AstridLindberg #MiraMuka #UjevaraePeshtanit #Maligolikut #luftaitalogreke
#opinion  politik live nga #BlendiFevziu#tvklan

Timecodes:

0:00 - Intro
0:04:55 - Camp Nivica
0:52:34 - Ujëvara e Peshturës
0:59:07 -  Peshtan


Emisioni politik më i ndjekur dhe më i preferuar në ekranet shqiptare. “Opinion” vjen në katër takime çdo javë - e hënë, e martë, e mërkurë dhe takimi tradicional i të enjtes mbrëma.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: Facebook: tvklan
Follow Tvklan on Instagram: Instagram: rtvklan
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/ Tvklan on Instagram: Instagram: rtvklan
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
10 ماه پیش در تاریخ 1402/06/15 منتشر شده است.
24,033 بـار بازدید شده
... بیشتر