Top News / Rriten çmimet e ushqimeve në Kosovë/ Vështirësohet jetesa, qytetarët thirrje qeverisë

Top Channel Albania
Top Channel Albania
630 بار بازدید - 4 هفته پیش - Rritja e çmimeve të konsumit
Rritja e çmimeve të konsumit po vështirëson jetesën për qytetarët e Kosovës, të cilët shprehen se çmimet e larta të artikujve janë të papërballueshme në krahasim me të ardhurat e tyre. Agjencia e Statistikave të Kosovës njoftoi se indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare 2.2% në korrik të këtij viti krahasuar me periudhën e njëjtë 2023. Inflacioni mujor ishte 0,3% në korrik 2024. Stojki: "Na mbytën, por edhe po vjedhin boll. Nuk ka market, që kur shkon tek arka nuk të vjedhë. Edhe i kanë shtrenjtuar çmimet përtej se që duhet. Unë me një pension, para 10 viteve, ma kanë vrarë gruan, e kam marr pensionin e gruas, 168 euro. Më të forta kanë qenë para pesë vjetëve 168 euro se sot 1 mijë euro. Te cilat produkte po vëreni shtrenjtim? Të gjitha, nuk mund t'i ndaj. Na kanë mbytur...Le t'i rritë rrogat (qeveria), t'i lërë çmimet kështu, por t'i rritë rrogat" Jetullahu: "Ekstrem shtrenjtë. Ne po i dëgjojmë edhe këta të diasporës, çmimet nëpër markete, ushqimi barabartë me perëndim. Të ardhurat tona dhe të perëndimit dallojnë, por çmimet janë të njëjta. A keni vështirësi në blerje? Po, kemi...Unë për shembull jam pensionist. (Nëse) nuk më ndihmojnë familja e djemtë, unë edhe barnat nuk mund t'i paguaj...Shteti këto gjëra duhet t'i rregullojë me politika" Kryetari i Shoqatës “Konsumatori”, Selatin Kaçaniku shprehet skeptik se do të ketë ulje të çmimeve të produkteve. Për “Kosova Press” ai deklaroi se rritja e çmimit të konsumit po i dëmton konsumatorët dhe se qeveria duhet të marrë masa socio-ekonomike për përkrahjen e shtresave më të rrezikuara. Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar. Për më shumë vizitoni: top-channel.tv/ Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: bit.ly/2Y15KwK For more content from click HERE: www.top-channel.tv Like Top Channel on Facebook HERE: bit.ly/2FglWTs Follow Top Channel on Instagram HERE: bit.ly/2uaYG2U Follow Top Channel on Twitter HERE: bit.ly/2TJndeH #TopNews#Cmimet#Kosova
4 هفته پیش در تاریخ 1403/05/21 منتشر شده است.
630 بـار بازدید شده
... بیشتر