Top News/ Tanket britanike Challenger hyjnë në Rusi / U përdorën nga Ukraina në ofensivën e Kurskut

Top Channel Albania
Top Channel Albania
20.1 هزار بار بازدید - ماه قبل - Trupat ukrainase mendohet se kanë
Trupat ukrainase mendohet se kanë përdorur tanke britanike Challenger 2 në ofensivën e tyre brenda Rusisë. Nëse konfirmohet, kjo do të ishte hera e parë që tanket britanike, të operuara nga ushtarë ukrainas, përdoren në luftime në territorin rus. Ministria e Mbrojtjes në Londër nuk pranoi të komentonte detajet operacionale, por tha se nuk kishte ndryshim në politikën e saj. Forcat e armatosura të Ukrainës ndërkohë nuk dhanë një koment. Sipas politikës së qeverisë, Britania e Madhe ka konfirmuar se Ukraina është e lirë të përdorë armët britanike në territorin rus. Një burim tha se kjo përfshinte edhe tanket Challenger 2 dhe sinjalizoi se ato ishin përdorur gjatë inkursionit ukrainas, i cili filloi më 6 gusht. Detajet se si dhe kur forcat ukrainase i përdorën tanket Challenger 2 brenda rajonit rus të Kurskut nuk janë bërë të qarta për momentin. Nuk dihet po ashtu as numri i tankeve që mund të jenë përdorur. Por Brigada e 82-të e sulmit ajror të Ukrainës është njësia e forcave të armatosura ukrainase që ka përdorur tanket kryesore të betejës, të britanisë, që nga viti i kaluar. Elementë të brigadës konfirmohet se marrin pjesë në ofensivën e Kurskut. Mbretëria e Bashkuar ra dakord t'i jepte Ukrainës 14 nga tanket e saj Challenger 2 në janar 2023, një veprim që bëri që Gjermania dhe SHBA të ndiqnin shembullin me versionet e tyre. Një nga tanket britanike u shkatërrua në operacionet brenda Ukrainës shtatorin e kaluar, hera e parë që Challenger 2 ishte nxjerrë në luftime aktive. Në shërbim që nga viti 1994, tanku Challenger 2 peshon 62.5 ton dhe është i pajisur me armë 120 mm dhe mitraloz 7.62 mm. Sipas politikës së qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar, përdorimi i çdo arme që i jepet Ukrainës nga ajo, duhet të jetë në përputhje me ligjin ndërkombëtar. Ndihma ushtarake ka për qëllim të ndihmojë ushtrinë ukrainase të mbrohet nga sulmi rus. The Times raportoi të mërkurën se Ben Ëallace, ish-sekretari i mbrojtjes, kishte zbuluar se gjatë mandatit të tij ai i dha leje Ukrainës për të goditur objektivat brenda Rusisë duke përdorur "çfarëdo armësh që i ishin dhënë asaj", me përjashtim të Storm Shadoës, raketave me rreze të gjatë veprimi. Ai sugjeroi se të njëjtat rregulla zbatohen edhe për operacionin e Ukrainës në Kursk të Rusisë. Pamje: AFP Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar. Për më shumë vizitoni: top-channel.tv/ Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: bit.ly/2Y15KwK For more content from click HERE: www.top-channel.tv Like Top Channel on Facebook HERE: bit.ly/2FglWTs Follow Top Channel on Instagram HERE: bit.ly/2uaYG2U Follow Top Channel on Twitter HERE: bit.ly/2TJndeH #TopNews#Ukraine#Russia
ماه قبل در تاریخ 1403/05/25 منتشر شده است.
20,179 بـار بازدید شده
... بیشتر