Ardian Dhimitri (Horizonti Blu) - Për një jetë të re... Kam frikë të ëndërroj

HORIZONTI BLU
HORIZONTI BLU
3.8 هزار بار بازدید - 4 ماه پیش - Kënga "Për një jetë të
Kënga "Për një jetë të re... Kam frikë të ëndërroj" është krijuar në 20 Shtator 1990. Ishin momente shumë të vështira për shoqërinë shqiptare. Në 2 Korrik 1990 ndodhi futja masive e njerëzve në ambasada. Mbas kësaj date, me vendim të qeverisë së atëherëshme, arratisja jashtë vendit u klasifikua si "Tradhëti e lartë ndaj atdheut dhe kombit" dhe dënoheshe me pushkatim. Ndaj personat që përpiqeshin të arratiseshin nuk kapeshin më por pushkatoheshin në vënd dhe liheshin atje. Në atë periudhë ('90-'91) i gjithë brezi kufitar u mbush me kufoma njerëzish të vrarë.
Pikërisht, kjo këngë ju kushtua gjithë atyre vëllezërve dhe motrve tona që u vranë barbarisht në kufi, vetëm se ëndërruan një jetë ndryshe por që për fat të keq nuk patëm guximin ta këndonim në atë kohë sepse mund të bëheshim edhe ne pjesë e asaj liste. Megjithatë një fjalë e urtë popullore thotë: "Më mirë vonë se kurrë"
I nderuar qoftë kujtimi i tyre!

"Për një jetë të re... Kam frikë të ëndërroj"
Teksti & Muzika: Ardian Dhimitri
Orkestroi: Ardian Dhimitri
Falenderime personave që u bënë pjesë e këtij projekti:
Marsel Krushova - Piano
Bruna Shëllira - Back vocals
Natasha Shore Beta - Back vocals

Rregjistrohu në Horizonti Blu YouTube Channel për të qënë në kontakt të drejtpërdrejtë me të gjitha zhvillimet e fundit muzikore të grupit.

Facebook: HorizontiBlu.official
Twitter: HorizontiBlu
https://artists.spotify.com/c/artist/...
AppleMusic: ardian-dhimitri-horizonti-blu

"Për një jetë të re... Kam frikë të ëndërroj"

Tytat e nxehta plumbat përshkojnë
Trupa që bien në tokë pa jetë
Njerëz të etur për liri dhe punë
Njerëz plot ëndërra për një jetë të re

Kufomat shtohen dhe treten ashtu
Të zbuluara nën qiell
Kush do vajtojë për ata vallë?
Për ta qirinjtë kush do ti ndezë?

Për të nisur një jetë të re
Latë jetën atje në kufi
Nën breshërinë e plumbave
Në dëborën e ngrirë

Qindra nëna me mall presin
T’ju ktheheni në shtëpi përsëri
Ndoshta s’e dinë
Ku jeni tani

Ankthi shpirtin ja u gërryen
Mos ju ka gjetur gjë vallë
Zemrat e tyre s’duan ta besojnë
Se s’jeni më gjallë

Tela me gjëmba rrethojnë këtë vënd
Në Kopësht Zoologjik mendoj se jetoj
Nga njëherë më vjen që të ulëras
Nga njëherë kam frikë të ëndërroj

Mbase një ditë çdo gjë do ndryshojë
Dhe njerëzit s’do vriten për të shkuar matanë
Mbase një ditë do t’mund ti kujtojmë
Këta qindra bij nënash që u vranë dhe u lanë
Zbuluar nën qiell

Për të nisur një jetë të re
Latë jetën atje në kufi
Nën breshërinë e plumbave
Në dëborën e ngrirë

Qindra nëna me mall presin
T’ju ktheheni në shtëpi përsëri
Ndoshta s’e dinë
Ku jeni tani

Ankthi shpirtin ja u gërryen
Mos ju ka gjetur gjë vallë
Zemrat e tyre s’duan ta besojnë
Se s’jeni më gjallë

© HORIZONTI BLU
4 ماه پیش در تاریخ 1402/12/13 منتشر شده است.
3,866 بـار بازدید شده
... بیشتر