Jeta që (s' ) e kërkova - Elsa Lila - Episodi 71 (31 Mars, 2023)

Mira Kazhani
Mira Kazhani
200.1 هزار بار بازدید - پارسال - #elsalila
#elsalila #sanremo #festivali #arrestimi #roma #mirakazhani

Videopodcast me Elsa Lilën

Unë jam një nga ata njerëz që dikur kam pritur që Elsa Lila të çante malet me talentin dhe pamjen e saj engjëllore. Që pas Sanremos, hera e fundit që ajo më qe dukur e lumtur dhe në valën e suksesit ka qenë kur drejtoi një festival në RTSH me Pirro Çakon.

Pastaj ajo nisi të ikë pak nga pak nga jeta publike, derisa nuk dëgjuam më asgjë për të deri pranverën e 2022-shit kur fotot dhe pamjet e arrestimit të këngëtares bënë bujë në Shqipëri dhe Itali.

Unë nuk kam dashur kurrë ta besoj që Elsa Lila të kishte humbur deri në atë pikë veten. Kur çështja për të u pushua pas dy muajsh dhe mediat në Shqipëri e postuan lajmin e pafajësisë së saj me dashamirësinë, por edhe pengun që u kryqëzua në rrjet, mendova se thellë-thellë të gjithë shqiptarët e deshën pa kushte këtë vajzë, jeta e së cilës është siç thotë ajo: “Një teatër absurd”. Me prindërit e divorcuar, e rritur më shumë me babain, me nënën të humbur në rrethana misterioze dhe tragjike kur ishte adoleshente. Si duhet të jetë dikush që jeta i ka ardhur si llavë? Humbje, dhimbje, famë dhe sukses, të gjitha në katror.

Unë në këtë episod me Elsën zgjodha të flas pikërisht nga ky kënd i jetës së kësaj 41-vjeçareje.
Fatin që zgjodhi apo i ra?

Për zgjedhjet dhe kujtimet. Të shkuarën dhe të ardhmen. Doja të kuptoja nga afër dhe ashtu si unë edhe publiku i Elsës dhe i këtij podcast-i të dëgjojë 'pse'-të e kësaj artisteje të madhe, që nuk zgjodhi të ishte një yll. Jetën e një artisteje që ka nevojë më shumë sesa të adhurohet, të kuptohet.

Pse do të thoni ju? Dëgjojeni vetë!

Për më shumë vizitoni: https://www.tiranapost.al/
Subscribe në "Mira Kazhani" në YouTube Channel: https://www.seevid.ir/fa/result?ytch=UCmI_...
Na ndiqni në Facebook: Facebook: tiranapost.al
Na ndiqni në Instagram: Instagram: post.tirana
Na ndiqni në Spotify: https://open.spotify.com/show/57q7lSF...
Na ndiqni në Tiktok: TikTok: zememirenpodcast
پارسال در تاریخ 1402/01/11 منتشر شده است.
200,141 بـار بازدید شده
... بیشتر