Bulevardi i Ri, Veliaj: Tirana e 100 viteve të ardhshme do të jetë tek ai segment

RTV KLAN
RTV KLAN
4.6 هزار بار بازدید - پارسال - Kreu i bashkisë së Tiranës
Kreu i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka folur sot në një intervistë për Blendi Fevziun në “Opinion” dhe për Bulevardin e Ri.

Sipas Veliajt, në këtë zonë do të transferohen një sërë institucionesh të drejtësisë dhe administratës bashkiake. Ai thekson se Tirana e 100 viteve të ardhshme do të jetë e transferuar tek ai segment.

-Bulevardi i Ri duket krejtësisht i braktisur, a keni një filozofi apo thjesht vjen një ndërtues?

Erion Veliaj: Tek Bulevardi i Ri do të kemi një transferim të disa institucioneve publike duke filluar nga administrata e bashkisë së Tiranës që s’ka më nevojë të marrë hapësira me qira, kemi një hapësirë për Muzeun e Artit Modern në të majtë të bulevardit. Kemi një hapësirë tjetër për një tjetër pallat konventash sepse Pallati i Kongreseve sot është i prenotuar deri për vit të ri. Kështuqë Tirana e 100 viteve të ardhshme do të jetë tek ai segment, pra shtylla kurrizore e Tiranës do të zgjatet në drejtim të lumit. Aty ku takohet bulevardi me lumin, jemi në tentativa, në fazën e fundit…

-Pse nuk i spostoni këto godina ikonike të larta në atë zonë, por i ngjeshni në qendër të Tiranës/

Erion Veliaj: E para, plani francez i ka pasur 10 kullat në qendër të Tiranës që para 10 vitesh, kështuqë këtu nuk ka asnjë gjë të re. Tek Bulevardi i Ri patjetër që do të ketë ndërtesa të reja. Ne po planifikojmë të transferojmë aty Gjykatën e Lartë, Prokurorinë e Tiranës dhe shumë prej shërbimeve të drejtësisë apo administratës bashkiake.

#Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu#tvklan

Emisioni politik më i ndjekur dhe më i preferuar në ekranet shqiptare. “Opinion” vjen në katër takime çdo javë – e hënë, e martë, e mërkurë dhe takimi tradicional i të enjtes mbrëma.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: Facebook: tvklan
Follow Tvklan on Instagram: Instagram: rtvklan
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
پارسال در تاریخ 1402/01/10 منتشر شده است.
4,608 بـار بازدید شده
... بیشتر