A ka Tirana treg për kullat? Rama: Janë pak akoma, i kanë dhënë tjetër energji kryeqytetit

RTV KLAN
RTV KLAN
4.9 هزار بار بازدید - 10 ماه پیش - #Opinion |
#Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu#TvKlan
Një tjetër çështje që u pyet kryeministri Edi Rama gjatë intervistës në “Opinion” në Tv Klan ishte edhe ajo e ndërtimit të kullave.

Nga maja e Piramidës, kreu i qeverisë i tha gazetarit Blendi Fevziu se akoma kryeqyteti ka pak kulla. Sipas tij kullat i kanë dhënë një energji komplet tjetër qytetit.

Kryeministri mendon se Tirana nesër do të jetë destinacion turistik edhe për arkitekturën. “Do vijnë njerëzit të shohin kullat në Tiranë”, iu përgjigj ai Fevziut.

Blendi Fevziu: Është një qytet që kur e sheh është me kulla. Ka njerëz që i pëlqejnë. Ka njerëz që mendojnë se betonizimi është gangrena që po i ndodh qytetit dhe këto kulla, kur kam pyetur kryetarin e Bashkisë ato i jep KKT, nuk i jap unë. A ka Tirana treg për këto kulla që shiten me 5-6 mijë Euro metri katror dhe nuk dihet kush i blen? Dhe e dyta a është kjo zgjidhja për zhvillimin e qytetit?

Edi Rama: E para punës një herë janë pak akoma.

Blendi Fevziu: Çdo me thënë janë pak. Sot lexova që keni dhënë 12 tjera...

Edi Rama: Këto janë pastaj fantazi. Kulla nuk janë godinat 13-14-15 kate. Kulla janë godina mbi 20 kate dhe faktikisht janë pak.

Blendi Fevziu: Kur do jenë shumë këto? Me çfarë do merren këto kulla, kush do punojë?

Edi Rama: Dhe besoj që janë dhënë 3 të reja, njëra është aty midis të dyjave atyre, tjetra të Bulevardi i Ri, një tjetër është poshtë pranë 21 Dhjetori.

Blendi Fevziu: Sa kate?

Edi Rama: Janë të larta, janë të larta.

Blendi Fevziu: Çfarë zhvillimi do ketë Shqipëria? Shumë zona të plazheve po hahen, po ndërtohen hotele të larta.

Edi Rama: E para njëherë këto kulla i kanë dhënë një energji komplet tjetër qytetit. Tirana është bërë sot një qytet ku ndërtojnë arkitektët nga më të mirë të botës. Tirana nesër do të jetë destinacion turistik edhe për arkitekturën. Do vijnë njerëzit të shohin kullat në Tiranë. Ka një pjesë të turizmit që është turizëm për arkitekturën dhe këtu janë disa nga arkitektët më të mëdhenj të botës që ndërtojnë, që projektojnë.

Blendi Fevziu: Ju mendoni që qyteti me kulla zhvillohet?

Edi Rama: Shikoni çfarë ka bërë Tel Avivi, që është një qytet që pak a shumë nga e kaluara ka një teksturë të ngjashme me Tiranën, dhe shikoni çfarë po ndodh në Tel Aviv me të gjitha zhvillimet e reja që po bëhen kullat e lart, etj., etj. Tirana e ka këtë potencial për t’u zhvilluar lart në një pjesë të saj që është rreth e rrotull./tvklan.al
Emisioni politik më i ndjekur dhe më i preferuar në ekranet shqiptare. “Opinion” vjen në katër takime çdo javë – e hënë, e martë, e mërkurë dhe takimi tradicional i të enjtes mbrëma.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: Facebook: tvklan
Follow Tvklan on Instagram: Instagram: rtvklan
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
10 ماه پیش در تاریخ 1402/07/27 منتشر شده است.
4,946 بـار بازدید شده
... بیشتر