Bushati del hapur kundër Ramës: S'duhet të këtë shkarkime në masë...

Gazeta Shqiptare
Gazeta Shqiptare
14.5 هزار بار بازدید - 5 سال پیش - Ish-ministri Ditmir Bushati ka dalë
Ish-ministri Ditmir Bushati ka dalë pak më parë nga Kryesia e PS, ndërsa në fjalën e tij para mediave ka dalë hapur kundër qëndrimeve të Ramës. Bushati u shpreh se çështja kryesore e diskutuar ka qenë situata në Shkodër, duke shtuar se ky fenomen duhet trajtuar me rrënjë.

'Natysisht nuk është një cështje që trajtohet në mënyrë ligjore, apo dhe me shkarkime në masë të njerëzve që s'kanë asnjë lidhje me situatën e krijuar. Kjo i kalon muret e organizatës politike. Ne kemi përgjegjësi si politikanë për të hapur një debat dhe për të trajtuar nga rrënjtë e këtë fenomen. Rrenjët e tij kanë nevojë për një reformë politike brenda partive, që të sjell një kulturë të re politike, ku PS është dhe duhet të jetë paria e intelektit dhe progresit', tha Bushati, duke e konsideruar kështu të gabuar qëndrimin e Ramës për shkarkimin e gjithë drejtorëve të qarkut të Shkodrës.

Më tej, Bushati u shpre se u takon atyre si politikanë që të kërkojnë falje për rastin në fjalë si dhe ta trajtojnë me përgjegjësi e ta shfarosin atë.

'Ne na takon të njohim realitetin, përgjegjësinë politike dhe të themi dhe më fal për rastin në fjalë dhe të propozojmë reforma politike që ndërtojnë reforma komunitare për një brez tjetër politik. Ne kemi përgjegjësinë më të madhe për të trajtuar këtë fenomen dhe për ta shfarosur atë. Atë që kemi bërë në të kaluarën kur larguam të inkriminuarit nga Partia, u përshëndetëm nga Amerikanët, por u rikthyem sërish aty ku kemi qenë', përfundoi Bushati.
5 سال پیش در تاریخ 1398/06/06 منتشر شده است.
14,580 بـار بازدید شده
... بیشتر