Japrak me gjethe rrushi nga zonja Vjollca

RrezeDielliOfficial
RrezeDielliOfficial
43.7 هزار بار بازدید - 4 سال پیش - Japrak me gjethe rrushi nga
Japrak me gjethe rrushi nga zonja Vjollca Përbërësit: 50 gjethe rrushi 1 tufë qepë të njoma 1 qepë të thatë 1 tufë lëpjetë 1 tufë labot 1 tufë koper 1 tufë majdanoz 1 tufë e vogël nenexhik 2 thelpinj hudhra të njoma 1 gotë oriz Kripë dhe piper i zi Arrëmoskat Vaj ulliri 1 limon Përgatitja: Fillimisht lajmë të gjitha jeshilllëqet me ujë të bollshëm. Shpëlajmë orizin dhe e lëmë pak në ujë të ngrohtë 20-30 minuta. Vendosim një tenxhere me ujë të valuar dhe ziejmë gjethet e rrushit për 2-3 minuta. Ndërkohë grijmë imët erzat, presim bishtat e qepëve në unaza të holla, po ashtu dhe hudhrat e njoma. Në një tigan ngrohim pak vaj dhe kaurdisim 1 qepë të thatë dhe të bardhat e qepëve të njoma deri sa qepët të zbuten. Bishtat e qepëve i vendosim në një tas dhe pasi shtojmë pak kripë, i shtypim lehtë me dorë. Shtojmë barishtet e tjera dhe përsëri i shtypim lehtë me dorë duke shtuar në tas kripë, piper, arrë moskat, 3 lugë gjelle vaj ulliri dhe oriz. I përziejmë mirë të gjithë përbërësit duke shtuar dhe qepën e kaurdisur. Vendosim në dërrasën e punës 1 gjethe rrushi. Vendosim në fillim të saj (nga ana e bishtit)1 lugë gjelle mbushje. Kthejmë në fillim 2 pjesët anësore të gjethes majtas dhe djathtas. I bashkojmë në qendër dhe më pas e rrotullojmë japrakun. Në tenxhere vendosim në fund të saj disa gjethe rrushi. Më pas vendosim japrakët njëri pas tjetrit duke mos lënë hapësira bosh. I vendosim me mbylljen e gjethes nga poshtë. I spërkatim me pak vaj ulliri. Vendosim mbi to 3-4 gjethe rrushi e sipër tyre vëmë një pjatë që të peshojë. Më pas hedhim ujë të valuar deri tek rrethi I pjatës. I lëmë të ziejnë në temperaturë fillimisht mesatare dhe më pas ulim pak për 45-50 minuta. I servirim të ngrohta me kos ose supë.
4 سال پیش در تاریخ 1399/02/31 منتشر شده است.
43,739 بـار بازدید شده
... بیشتر