Histori me Zhurmues - Viti 1977 - Emisioni 15 - Sezoni 1 (12 prill 2009)

RTV Klan Arkiv
RTV Klan Arkiv
70.3 هزار بار بازدید - 6 سال پیش - Në vitet ’50 ajo vendosi
Në vitet ’50 ajo vendosi të krijojë familje me një inxhinier shqiptar, Xhavit Sollaku.
Të ftuar për herë të parë në emisionin “Histori me Zhurmues” të autorit dhe drejtuesit Pandi Laço ishin tre të ftuar Irina Sollaku dhe dy vajzat e saj Elena dhe Vera. Irina Sollaku rrëfeu historinë e saj me inxhinierin shqiptar, jetën në Shqipëri dhe momentin kur pa për herë të fundit bashkëshortin e saj.



“Jam njohur me Xhavitin në vitin 1950 në kampin e studentëve, ku ishim për pushime verore. Kemi qenë një grup studentësh që qëndronim shumë bashkë. Në atë kohë unë isha studente në shkollën e mesme për Gjeodezi. Në fund të vitit 1953 doli ligji që lejohej martesa me të huaj dhe ai më propozoi që të martohemi. E kam dashur shumë dhe nuk e refuzova. Në Janar të 1954 shkuam në gjendje civile dhe bëmë martesën. Në këtë kohë Xhaviti do bënte diplomën dhe doli shkëlqyeshëm. Unë qëndroja me mamanë time dhe isha shtatzënë. Unë linda në shkurt të 1955 dhe përgatisnim dokumentat e mia që të vija në Shqipëri. Kur kam ardhur më ka pritur Xhaviti dhe familja e tij. Morëm një shtëpi tek “Tirana e re”. Kam shkuar me Xhavitin shumë mirë, pavarësisht ndryshimeve. Kur vajzat mbushën 3 vjeç i çova në kopsht dhe më pas fillova punë në Ministrinë e Ndërtimit si përpunuese. Më 1960 marrëdhëniet mes dy vendeve u prishën, në këtë kohë mora nënshtetësi shqiptare dhe vendosa të rri këtu. Në ’62 të gjithë u kthyen në vendlindje. Bashkëshorti im punonte në komitetin ekzekutiv, por në atë kohë dy vëllezërit e tij u akuzuan për tentativë arratisje dhe na transferuan në Berat. Ai ka qenë njeri shumë i ndërgjegjshëm. Më pas e çuan në Ballsh dhe unë qëndrova në Tiranë, më pas e hoqën nga Ballshi dhe e transferuan në Fier, atëherë vendosi të marë edhe familjen. Më pas burrin tim e arrestuan dhe e dënuan me vdekje. Pas arrestimit unë nuk e pashë më kurrë Xhavitin, më ka mbetur imazhi i mëngjesit të fundit që u pamë teksa e lash duke pastruar dhëmbët”, tregoi Irina Sollaku.

*Ky material është pjesë përbërëse e arkivës së Televizionit Klan për periudhën 1998-2012 që do të publikohet në kanalin e ri në YouTube /RTV Klan Arkiv. /tvklan.al
6 سال پیش در تاریخ 1397/06/25 منتشر شده است.
70,313 بـار بازدید شده
... بیشتر