Buke e kripe e zemer - Durresi! (27 korrik 2018)

RTV KLAN
RTV KLAN
19.7 هزار بار بازدید - 6 سال پیش - Si e modifikoi Alfio dhe
Si e modifikoi Alfio dhe Indriti tavën e peshkut në street food
Kuzhina lëvizëse e shefave Alfio dhe Indriti është stacionuar këtë herë në zemër të Shqipërisë. “Bukë, kripë dhe zemër” këtë herë ka shkuar në Durrës, një qytet që është kthyer në atraksion për turistët si për historinë, edhe për bregdetin.
Në kërkim të recetës më të çmuar tradicionale Alfio dhe Indriti e nisin ekspeditën me një atraksion të ri të Durrësit. I konceptuar si një pedonale, sheshi i Durrësit është ndër zonat më të frekuentuara.
Teksa shëtisnin Durrësin, Alfio dhe Indriti pyetën qytetarë të ndryshëm për një nga recetat tradicionale durrsake dhe secili nga qytetarët e pyetur përmendi tavën e peshkut.
Recetën e famshme shefave ia tregoi Beni, një kuzhinier i vjetër durrsak.
Gjatë emisionit Beni tregoi përbërësit që duhen për recetën dhe më pas e përgatiti tavën e peshkut së bashku me Alfion dhe Indritin.
Pas përgatitjes së recetës tradicionale shefat janë rikthyer në kuzhinë kuzhinën e tyre lëvizëse ku përgatitën recetën e modifikuar për të gjithë qytetarët.
6 سال پیش در تاریخ 1397/05/05 منتشر شده است.
19,714 بـار بازدید شده
... بیشتر