Sëmundjet gjenetike, pesë më të përhapurat në vend, mes tyre talasemia e shurdhësia

A2 CNN
A2 CNN
2.2 هزار بار بازدید - 5 سال پیش -
www.a2cnn.com/ www.facebook.com/A2CNN/ www.instagram.com/a2cnn/ twitter.com/a2_cnn Sëmundjet gjenetike janë të shumta, por 5 janë më të përhapurat në popullsinë shqiptare. Shefi i qendrës së diagnostikës molekulare, Grigor Zoraqi, tregon për A2 CNN se talasemia, shurdhësia, fibroza cistike, distrofia muskulare dhe sindroma down janë sëmundjet e lindura dhe më të shpeshta tek shqiptarët. E njohur ndryshe si anemia mesdhetare, talasemia është me e përhapur në zonat bregdetare, në Lushnje dhe në Fier, ku 1 në 5 banorë është mbartës i talasemisë. “Lëvizja e popullatës ka bërë që edhe në Tiranë përqindja të jetë e lartë, edhe pse jo në atë nivel”, thotë Zoraqi. Edhe pse në shumicën e rasteve shurdhësia i faturohet temperaturës së lartë tek fëmija, 80% e tyre e kanë sëmundje të lindur. Madje në vendin tonë 10% e shqiptarëve janë mbartës të shurdhësisë. Shefi kërkimeve gjenetike propozon programe parandaluese përmes testeve te detyrueshme. “Kryesorja e mjekësisë sot është ajo parandaluese, në mënyrë që mos të lindin fëmijë me këto sëmundje. Në javën e 16 të shtatzënisë merret lëngu amiotik dhe analizohet për pranin e këtyre sëmundjeve”, vijon Zoraqi. Por dhe fibroza cistike, sëmundja që shkakton mosfunksionimin e organeve , distrofia muskulare që dëmton muskujt si dhe sëmundja kromozomike e sindromës down, janë të përhapura në popullsinë shqiptare. Referuar studimeve të fundit, rreth 300 fëmije lindin çdo vit me këto sëmundje gjenetike. Ndërkohë ministria e shëndetësisë ka vendosur që analizat e ADN-së për sëmundjet me të shpeshta gjenetike t’i bëjë falas për nënat shtatzëne. #A2CNN
5 سال پیش در تاریخ 1398/01/16 منتشر شده است.
2,290 بـار بازدید شده
... بیشتر