Tv Klan - Më pak se 30 minuta nga Tirana në Thumanë/ Aksi i ri shkurton ndjeshëm lidhjen me veriun

RTV KLAN
RTV KLAN
18.3 هزار بار بازدید - 2 ماه پیش - “Jemi nisur drejt Thumanës dhe
“Jemi nisur drejt Thumanës dhe  do të kalojmë në aksin e ri Thumanë-Kashar. Aktualisht jemi në dalje të Tiranës. Përpara se autostrada të hapej, ne do te arrinim në destinacion për 1 orë, ose 1 orë e 30 minuta. Le ta shohim sesa kohë do na duhet me rrugën e re, ora aktualisht është 12:22 minuta”, raporton gazetarja Dorina Halili.

Në autostradën Tiranë-Durrës gjetëm trafik, por me të hyrë në aksin Thumanë-Kashar, qarkullimi i automjeteve u lehtësua ndjeshëm.

Për qytetarët që duan të shkojnë në aeroport në nyjen e Rinasit kanë ndalesën e parë aty ku bëhet pagesa e rrugës, që ende nuk ka nisur të vilet derisa koncensionari të përmbyllë përfundimisht të gjitha punimet dhe rruga të kolaudohet.

Pas kalimit të traut, aksi më tej të çon në drejtim të Fushë-Krujës, për të përfunduar në Thumanë. Me nisjen nga Rinasi, dalja e parë bëhet në Mamurras.

“Pas 23 minutash rrugë ku pjesë e saj ishte edhe autostrada e parë në Shqipëri ku lejohet shpejtësia deri në 130 km për orë, kemi mbërritur në Thumanë”, raporton gazetarja Dorina Halili.

Aksi i gjatë prej 21 kilometrash është me koncension për 35 vite. Hapja e tij këtë sezo n veror do të lehtësojë ndjeshëm trafikun që krijohej shpesh sidomos në zonën e Fushë-Krujës.

SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!

Email: [email protected]

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: Facebook: tvklan
Follow Tvklan on Instagram: Instagram: rtvklan
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
2 ماه پیش در تاریخ 1403/04/11 منتشر شده است.
18,392 بـار بازدید شده
... بیشتر