Deklarata “bombë” e Artan Hoxhës: Dumani rrëfeu se Ilir Meta porositi vrasjen e vëllait të deputetit

RTV KLAN
RTV KLAN
342.2 هزار بار بازدید - 2 سال پیش - Vrasësi i penduar i drejtësisë
Vrasësi i penduar i drejtësisë Nuredin Dumani, në rrëfimet e tij para hetuesve, ka përmendur emrin e Presidentit të Republikës Ilir Meta, për të cilin ka thënë se ka porositur vrasjen e vëllait të deputetit.

Këtë deklaratë e ka bërë gazetari Artan Hoxha në studion e emisionit Opinion në Tv Klan, sipas të cilit, kjo deklaratë e Dumanit nuk është bërë publike në media, por që është regjistruar si dëshmi e tij para hetuesve të SPAK.

Hoxha thotë se Dumani ka përmendur emrin e Ilir Metës që ka porositur vrasjen e vëllait të një deputeti në Qarkun e Lezhës në vitin 2017.

“Nuredin Dumani ka folur shumë më tepër se ajo që kemi parë. Disa pjesë të dëshmive të tjera Nuredin Dumani fillimisht është regjistruar me diktofon dhe pastaj është marrë dëshmia e tij e zbardhur me tekst. Deklarimet e tij, e Henrik Hoxhaj dhe një grupi, ka një grup personash të penduar, duhen verifikuar por dëshmitë e tyre kanë qenë të atij niveli që kanë krijuar problematike edhe brenda prokurorëve të SPAK-ut.

Nuredin Dumani ka shkuar deri aty sa ka thënë që një nga 3 personat më të fuqishëm sot në vend politikanë ka porositur vrasje për të vrarë vëllain e një deputeti. Vrasja është bërë. Këto jam dëshmi që duhen verifikuar. Unë kam rezerva.

Bëhet fjalë për një ngjarje që ka ndodhur në vitin 2017 gjatë fushatës elektorale dhe gjatë dëshmisë së tij, e ka zanafillën para fushatës. Konflikti ka nisur gjatë fushatës elektorale në qarkun e Lezhës dhe pas fushatës atje ka ndodhur vrasja e një përfaqësuesi politik sepse ka qenë i zgjedhur, i kësaj mazhorance, ka qenë dhe në këshillin e bashkisë. Është ekzekutuar, është vrasje pa autor dhe sot e kësaj dite. Por sipas dëshmisë së Nuredin Dumanit, kjo vrasje është porositur nga një politikan i rëndësishëm dhe kjo vrasje sipas tij, pra është vrarë vëllai i një deputeti të mazhorancës, por ky personi s’është më deputet. Në atë kohë ka qenë kandidat për deputet. Këto janë gjëra që duhen verifikuar, sepse nëse kjo del e vërtetë, kjo është shumë e rëndë. Nuredin Dumani, sipas dëshmisë, thotë që Ilir Meta, sipas tij, ka porositur vrasjen e vëllait të një deputeti në Lezhë. Ai personi vërtetë është vrarë”, deklaroi Artan Hoxha.

#Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu#TvKlan

Emisioni politik më i ndjekur dhe më i preferuar në ekranet shqiptare. “Opinion” vjen në katër takime çdo javë – e hënë, e martë, e mërkurë dhe takimi tradicional i të enjtes mbrëma.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: Facebook: tvklan
Follow Tvklan on Instagram: Instagram: rtvklan
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
2 سال پیش در تاریخ 1401/03/12 منتشر شده است.
342,284 بـار بازدید شده
... بیشتر