Shehaj për Ramën: Lider ballkanik banal që vjedh popullin më të varfër në Evropë

RTV KLAN
RTV KLAN
7.7 هزار بار بازدید - 6 ماه پیش - #Opinion |
#Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu#TvKlan

Politikani Agron Shehaj e ka quajtur kryeministrin Edi Rama “një lider ballkanik banal që vjedh popullin më të varfër në Evropë”. I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Shehaj ka deklaruar se për të pasur njerëzit një jetë më të mirë, i pengon kapja e ekonomisë që sipas tij e ka bërë kryeministri Rama në mënyrë që të ketë edhe pushtetin politik.

Agron Shehaj: Flasim për gjëra që njerëzve nuk ju interesojnë fare. Njerëzit kanë hallin çdo mëngjes “si mund të përmirësoj jetën time, jetën e familjes time”. Nuk flet njeri për komisionin hetimor, për komisionin zgjedhor, nuk flet njeri se kush do të jetë kryetari…

Blendi Fevziu: Asnjëherë një situatë e caktuar nuk është vetëm një pllakë, por një pazëll dhe tek ky pazëll janë shumë gjëra që e krijojnë. Nuk ka shans të jetë vetëm nga një arsye.

Agron Shehaj: Një gjë që më ka bërë më shumë përshtypje është se ne jemi marrë me gjithçka, por vetëm me thelbin nuk jemi marrë. E rëndësishme është se ne duhet të dëgjojmë dhe të dimë se çfarë duan njerëzit. Njerëzit duan punë, një punë më të mirë. Çfarë i pengon këta që të kenë punë, që të kenë një punë më të mirë, që të zgjerojnë biznesin e tyre? I pengon kapja e ekonomisë. Kapja e ekonomisë është bërë nga ai zotëria atje që ka çdolloj pushteti dhe pavarësisht se çfarë thotë Batoni, ai nuk është aty dhe nuk gëzon respektin se nuk guxon asnjë prej tyre ta kundërshtojë sepse ai është ndonjë lider i ndriçuar dhe i paparë, por se është një lider ballkanik banal që vjedh popullin më të varfër në Evropë dhe në Ballkan dhe ata nuk ja kthejnë sepse ka pushtet ekonomik dhe pushteti ekonomik që ka, i sjell dhe pushtetin politik.

Emisioni politik më i ndjekur dhe më i preferuar në ekranet shqiptare. “Opinion” vjen në katër takime çdo javë – e hënë, e martë, e mërkurë dhe takimi tradicional i të enjtes mbrëma.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: Facebook: tvklan
Follow Tvklan on Instagram: Instagram: rtvklan
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
6 ماه پیش در تاریخ 1402/11/05 منتشر شده است.
7,732 بـار بازدید شده
... بیشتر