Turistet zbulojne pjeset me te kendshme te Shqiperise | ABC News Albania

ABC News Albania
ABC News Albania
27 هزار بار بازدید - 5 سال پیش - Mesatarisht një turist qëndron në
Mesatarisht një turist qëndron në Shqipëri 4 ditë e gjysmë dhe shpenzon rreth 52 euro për ditë. Të dhënat vijnë nga Instituti i Statistikave ndërsa ne biseduam me disa prej turistëve që kishin zgjedhur që gjatë turit të tyre të njihnin edhe Tiranën.

Qytetarë të kombësive të ndryshme po e gjejnë tërheqëse Shqipërinë përgjatë të gjithë vitit.

Sipas raportit të fundit të Institutit të Statitstikave ata që e pëlqejnë më tepër vendin tonë janë shtetasit nga Kosova, ndiqen nga maqedonasit, grekët, malazezët dhe italianët, por ne takuam dhe turq, kinezë, gjerman, anglez, e holandez.

"Jam nga Turqia. Është hera e parë që vij në Shqipëri. Vend i bukur. Do të qëndroj për 2 ditë".

Zhaklinë vjen nga Hollanda. Bashke me 11 miq të saj na tregojnë se do të ndërmarrin një tur me bicikleta në juglindje të vendit.

"Shqipëria është një vend i panjohur për ne. Kemi lexuar për natyrën, kulturën. Vendosëm ta vizitojmë. Na duket vend i këndshëm. Ndoshta kthehemi sërish".

"Kemi mbërritur në Shqipëri në mëngjes. Do të bëjmë një tur me bicikleta. Jam për herë të parë këtu.  Duket premtuese…"

"Jam e surprizuar nga ngjyrat e ndërtesave. Ne do të vizitojmë Pogradecin,   Gjirokastrën".

"Mot i këndshëm. Do të vizitojmë pjesën historike të vendit. Më duket ndryshe nga qytetet e tjera".

Ndërsa bisedojmë me ta i pyesim për vendimin e marrë në parlamentin holandez për ti rikthyer vizat qytetarëve shqiptar.  Nuk dinë detaje, por na thonë se shqiptarët i duken njerëz të këndshëm.

"Nuk di detaje. Nuk mund t’ju ndihmoj… Jeni njerëz të buzëqeshur".

"Ne po e zbulojmë vendin tuaj, jemi të surprizuar".

Shqipëria iu duket vend i këndshëm për të qendruar pak ditë e mund të vizitohet me pak para.

"Udhëtuam nga Gjermania në Stamboll. Ndaluam këtu pas një turi atje. Do të qendrojmë dy netë. Fillimisht vizituam Elbasanin.  

Njerëzit në Shqipëri janë të shoqërueshëm. Të gjithë të përshëndesin. Tirana është qytet i lirë. Kalon mirë me pak para. Rreth 20 euro në natë... 30 euro në ditë na duhet të shpenzojmë".

Të huajt sipas Institutit të Statistikave zgjedhin të qendrojnë në vendin tonë mesatarisht 4 ditë e gjysmë dhe për një ditë qendrimi të shpenzojnë mesatrisht 52 euro./abcnews.al
5 سال پیش در تاریخ 1398/02/06 منتشر شده است.
27,017 بـار بازدید شده
... بیشتر