Ura e Madhe në Kukës ‘’izolon’’ qytetin, kundërshtohet projekti

A2 LAJME
A2 LAJME
37.2 هزار بار بازدید - 3 سال پیش - Projekti i urës së re
Projekti i urës së re mbi lumin Drin i Zi në hyrje të qytetit të Kukësit si pjesë e rrugës së Kombit, ka ngritur shqetësimin e banorëve të Kukësit, shoqërisë civile, biznesit dhe madje edhe vetë bashkisë së qytetit.
Projekti parashikon shmangien e hyrjes në Kukës nëpërmjet urës ekzistuese, dhe ndërtimin e një rrethrrotullimi të madh në Gostile duke e orientuar trafikun drejt qendrës së qytetit.
Drejtuesi i Qendrës për progres rinor, Rifat Demalija, kërkon reagimin e qytetarëve  dhe pushtetit lokal, pasi ky projekt do të sjellë pamundësimin e jetesës në këtë qytet.
“Trau na vështirëson jetën në Kukës, dhe na detyron të gjejmë një rrugë dhe të largohemi nga qyteti”, thotë ai. Por ky projekt ka ngjallur edhe reagimin e komunitetit të biznesit në Kukës.
“Çdolloj infrastrukture duhet të lehtësojë komunikimin, por ky projekt e vështirëson atë. Do të jetë një kaos në trafik sepse e gjithë trafiku për Has dhe Tropojë duhet të kaloj përmes qytetit, në një rrugë plot trafik si rruga e pazarit”, thotë Sokol Kolgjini i “Biznesi për Biznesin”.  
Edhe bashkia e Kukësit është në të njëjtën linje shqetësimi me banorët dhe grupet e interesit të qytetit verior. “Është problematikë e vërtetë. Duhet te kemi patjetër një bypass për të aksesuar Kukësin, kemi diskutuar me koncesionarët dhe i kemi shkruar institucioneve”, thotë kryebashkiaku Safet Gjici.  
Tanimë pritet që shqetësimet e grupeve të interesit në Kukës të marrin një përgjigje nga ministria e linjës në lidhje me projektin që ka shqetësuar të gjithë qytetin.
3 سال پیش در تاریخ 1400/03/25 منتشر شده است.
37,214 بـار بازدید شده
... بیشتر