Top Channel / Zhvillimi i Durrësit/ Sektori “rinia”, mes fasonerisë, peshkimit dhe bujqësisë

Top Channel Albania
Top Channel Albania
4.4 هزار بار بازدید - پارسال - Me një bregdet të mrekullueshëm
Me një bregdet të mrekullueshëm dhe toka të shumta, fshati Rinia në Durrës po orientohet drejt zhvillimit industrial. Gratë dhe vajzat e zonës punojnë kryesisht në fasoneri, ndërsa burrat kanë emigruar për arsye punësimi. Gjithnjë e më pak shtëpi mbajnë lopë dhe punojnë tokën. Emigrimi shihet si e vetmja shpresë dhe nga fëmijët. Dikur në të dyja anët e rrugës që përshkon lagunën dhe të nxjerr në plazh kishte peshkatarë të shumtë. Sot, numri i tyre është i pakët. Artan Roçi, baba i 5 fëmijëve, peshkon i vetëm, por kjo nuk e bën të ndjehet me fat. Buzë detit Adriatik, vetëm pak kilometra larg qytetit të Durrësit, Sektori Rinia ofron një larmi ekosistemesh që tërheqin aktivitete të shumta njerëzore. Megjithatë pamundësia financiare e banorëve për të zhvilluar bujqësinë dhe blegtorinë,shfrytëzimi intensiv i rezervave të peshkut dhe ndotja e mjedisit mbeten probleme që pengojnë zhvillimin e qëndrueshëm të zonës. Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative. Për më shumë vizitoni: top-channel.tv/ Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: bit.ly/2Y15KwK For more content from click HERE: www.top-channel.tv Like Top Channel on Facebook HERE: bit.ly/2FglWTs Follow Top Channel on Instagram HERE: bit.ly/2uaYG2U Follow Top Channel on Twitter HERE: bit.ly/2TJndeH #Zhvillimi#Durres#TopChannelNews
پارسال در تاریخ 1402/03/07 منتشر شده است.
4,493 بـار بازدید شده
... بیشتر