Perralle moderne- TELEKOMEDI

Arian Çuliqi
Arian Çuliqi
66.6 هزار بار بازدید - 3 سال پیش - "Na ishte një herë një
"Na ishte një herë një qytet ku sundonin dy forca kundërshtare që mbanin peng dashurinë..." Një vend komik e tragjik njëkohësisht: njerëz të mësuar me luftën që e shpikin armikun edhe kur nuk e kanë, gjithnjë në llogore dhe me syrin në shënjestër, që zgjedhin me ultimatum: o me NE o me ATA, njerëz që vrasin paqen përditë, me fitore të përkohshme dhe me humbje të përhershme. Një vend ku e humbura më e madhe është gjithnjë DASHURIA! Ju bëj ftesë të ndiqni një “PËRRALLË MODERNE” që vazhdon të luhet që prej Romeos e Zhuljetës duke ndryshuar vende, njerëz e kohë, por pa ndryshuar thelbin shkatërrues: vrasjen e ëndrrës, shpresës dhe dashurisë. Ju ftoj të qeshni me veten për vesin e përhershëm “të rreshtimit” sa në një krah në tjetrin në shërbim të partive, për përpjekjen e përhershme për të mbushur “vozën e urrejtjes” së Bodlerit, duke mbytur aty veten dhe tjetrin. Në një kastë të mirënjohur aktorësh: Zyliha Miloti, Besnik Çinari, Rudina Dembacaj, Jozef Shiroka, Besmir Bitraku, Vangjel Toce, Rita Gjeka, Alesia Xhemalaj, Muharrem Hoxha, Sejfulla Myftari, Rita Lati, Drane Xhaj, Ervin Doko, Agim Skara etj Drejtor Fotografie: Leonard Qendro, Muzika nga Edmond Mancaku, Operator zeri: Kristaq Kristo, Montazhi Gjergji Pano, Operator: Lezart Gjoka, etj. Mos e humbisni këtë shans për të qartësuar disa ide në kohë të turbullta:
3 سال پیش در تاریخ 1400/02/18 منتشر شده است.
66,626 بـار بازدید شده
... بیشتر