Ndrangheta lë vrasjet, i hyn biznesit, MAFIA E JAKAVE TË BARDHA në Itali / Cartel, në Top News

Top Channel Albania
Top Channel Albania
30.2 هزار بار بازدید - 4 ماه پیش - Mafia italiane rrallë herë i
Mafia italiane rrallë herë i ndot duart me gjak këto ditë. Mënyrat e vjetra të zhvatjes kanë dalë nga moda dhe vrasjet janë tani thuajse të neveritshme nga kumbarët e rinj. Vetëm 17 persona u vranë nga mafia në Itali në vitin 2022, sipas të dhënave të fundit zyrtare, kundrejt më shumë se 700 viktimave që regjistroheshin në 1991. Në vend të kësaj, mafiozët janë zhvendosur në mënyrë agresive madje, në botën me rrezik të ulët të krimit të jakave të bardha, thonë prokurorët e lartë italianë për agjencinë e lajmeve Reuters. Zhvendosja drejt evazionit fiskal dhe mashtrimit financiar po ushqehet nga miliarda euro që rrjedhin nëpër Itali, duke filluar që nga fondet e rimëkëmbjes pas pandemisë së koronavirusit, të krijuara për të nxitur ekonominë, por që po rezultojnë një ndihmë dhe vegël në duart e mashtruesve. Qeveria e kryeministres Giorgia Meloni bëri të ditur muajin e kaluar se kishte zbuluar 16 miliardë euro mashtrime të lidhura me skemat e përmirësimit të shtëpive. "Askush nuk zgjohet një ditë dhe vendos të bëhet një trafikant droge. Këto vendime merren pasi kanë ndodhur një sërë ngjarjesh në jetën e dikujt." Kështu e përkufizon botën e drogës një nga narkotrafikantët më të mëdhenj të botës. Jeta e tyre është e mbushur me krime, trafiqe, vrasje, tradhti, bëma dhe mite. Një seri dokumentarësh vjen në Top News, mbi lordët famëkeq të drogës. Cartel Çdo të dielë Ora 21:00 Për më shumë vizitoni: top-channel.tv/ Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: bit.ly/2Y15KwK For more content from click HERE: www.top-channel.tv Like Top Channel on Facebook HERE: bit.ly/2FglWTs Follow Top Channel on Instagram HERE: bit.ly/2uaYG2U Follow Top Channel on Twitter HERE: bit.ly/2TJndeH #Cartel #TopChannel #TopNews
4 ماه پیش در تاریخ 1403/02/23 منتشر شده است.
30,264 بـار بازدید شده
... بیشتر