Japrak me gjethe rrushi, receta e vjehrrës time dhe Kek me luleshtrydhe/ Stuffed Grape Leaves Dolma

EVERYTHING ABOUT VILLAGE
EVERYTHING ABOUT VILLAGE
28.2 هزار بار بازدید - 3 ماه پیش - Përshëndetje Miq! Në këtë video
Përshëndetje Miq! Në këtë video do t'ju tregojmë Japrak me gjethe rrushi, receta e vjehrrës time dhe Kek me luleshtrydhe.

Japrak me gjethe rrushi
Receta:
Gjethe rrushi
Qepë
Spinaq
Barishte të egra
Oriz
Kripë
Ujë
Vaj

Fillimisht mbledhim gjethet e rrushit dhe barishtet që na duhen për të bërë japrakun. I lajmë mirë e mirë me ujë të bollshëm. Më pas grijmë qepët  i vendosim në një tenxhere, shtojmë pak kripë dhe i lëmë të skuqen në zjarr mesatar që të treten mirë.
Ndërkohë gjethet e rrushit i vëmë në një tenxhere tjetër, shtojmë ujë dhe i vendosim në zjarr. Në momentin që kanë ndryshuar ngjyrë, i kthejmë nga ana tjetër dhe i lëmë edhe 1 ose 2 minuta dhe i heqim nga uji, sepse gjethet e rrushit nuk duhet të ziejnë.

Ndërkohë grijmë edhe të gjithë përbërësit e tjerë dhe pasi skuqet qepa, i shtojmë në tenxhere. Barishtet që shtuam nuk duhet të ziejnë, i lëmë vetem 1 ose 2 minuta duke i përzierë herë pas here dhe pastaj i heqim nga zjarri dhe i kalojmë në një tepsi duke e hapur mirë që të ftohet.
Tek tepsia shtojmë edhe kripë, oriz dhe i përziejmë mirë.
Marim gjethet e rrushit një e nga një, vendosim pak nga gjella e japrakut dhe i mbështjellim mirë e i vëmë në tepsi.  Kështu veprojmë derisa të mbarojnë të gjitha gjethet. Sipër kokrrave të japrakut vendosim një pjatë të rëndë që të mos hapen gjatë zierjes.
Ndërkohë ujin e gjetheve të japrakut e kemi lënë në zjarr që të jetë i nxehtë dhe ja shtojmë sipër japrakut.
E lëmë të ziejë derisa të shterojë uji.
E servirim në pjatë duke i shtuar vaj ulliri, uthull dhe hudhra.
Ju bëftë mirë.

Kek me luleshtrydhe
Përbërësit:
Luleshtrydhe
2 kokrra vezë
2 gota me sheqer
1 gotë vaj
2 gota me kos
1 bustinë pluhur për pjekje  
4-5 gota miell

Në një enë të madhe shtojmë vezët dhe sheqerin. Rrahim mirë derisa të tretet sheqeri. Shtojmë kosin, vajin dhe përziejmë mirë. Më pas shtojmë miellin duke e situr dhe në fund shtojmë pluhurin e pjekjes. Tepsinë e pjekjes e lyejmë me gjalpë dhe shtojmë brumin e kekut. Luleshtrydhet i ndajmë në gjysmë dhe i vendosim sipër kekut.
E pjekim në furrë për afër 30-40 minuta dhe e shohim që është bërë kur shpojmë me një stikadent dhe ai del i thatë.
Ju bëftë mirë!

Mos harroni të klikoni Like, Share, Koment dhe SUBSCRIBE ‪@everythingaboutvillage‬ për më shumë video nga jeta në fshat dhe gatimet e fshatit.
3 ماه پیش در تاریخ 1403/02/29 منتشر شده است.
28,214 بـار بازدید شده
... بیشتر