Lori Hoxha: Për dashurinë jap zemrën time mbi tavolinë!

TOP ALBANIA RADIO
TOP ALBANIA RADIO
19.5 هزار بار بازدید - 4 سال پیش - - - - Sonte në
- - - Sonte në emisionin “Dilema Sociale” ishte mbrëmja e Lorit në Radio, një episod ndryshe nga të tjerët. Bëhet fjalë për trashëgimtaren e Dritan Hoxhës, themeluesit të Top Media-s, e cila tashmë ka nisur të ndërtojë një rrugë personale për të krijuar një identitet të sajin, jo gjithmonë të referueshëm me mbiemrin… Lori Hoxha ishte e ftuar në Top Albania Radio në një intervistë me Eno Popin, për të rrëfyer rreth dy rrugëve paralele që janë të pashmangshme të mos takohen bashkë gjatë jetës së saj, pra “emri dhe mbiemri.” Gjatë diskutimit për angazhimet e saj personale, përveçse bashkëpunimit të fundit me markën e veshjeve Cohl’s, Lorit iu desh të prekte pak edhe temën e humbjes së babait. E pyetur nëse ka humbur një marrëdhënie që nuk mund ta gjej në asnjë vend tjetër, Lori shprehet se për njerëzit e saj të dashur lë zemrën mbi tavolinë dhe humbjet janë një mësim për jetën. Unë mendoj që dhe humbjet që janë kalimtare nuk të dëmtojnë, nuk janë të rikuperueshme, por ajo që të mësojnë është e paçmuara, unë mendoj që çdo gjë që ndodh në jetë të mëson diçka tjetër ose të mëson si të jesh më e mirë në marrëdhënien tjetër që do të ndërtosh me njerëzit. Unë e kam shumë të vështirë në marrëdhënie me shoqërinë ose në marrëdhënie romantike unë jap gjithë zemrën time… e lë mbi tavolinë… domethënë nëse je me mua je “all in” unë jam “all in” për këdo dhe kur e humb këtë për mua është e vështirë shumë. Pra në këtë mënyrë Lori tregon se ajo është shumë e dhënë pas njerëzve të saj të dashur, qoftë familjen, shoqërinë, por edhe për marrëdhëniet romantike. Ajo është e gatshme të dorëzojë zemrën e saj tek ata që e duan, të jetë e gjitha për ta… Edhe pse dashuria e babait është e parikuperueshme për të, ajo ka ditur si të qëndrojë e fortë, të bëhet një motivim dhe shembull për të gjithë, gjithashtu me emrin e saj të bëjë krenarë mbiemrin që trashëgon. Eno Popi Lori Hoxha www.topalbaniaradio.com/ www.instagram.com/topalbania_radio www.facebook.com/topalbaniaradiolive #TopAlbaniaRadio #TopAlbaniaRadioPodcast #DilemaSociale #LoriHoxha #EnoPopi
4 سال پیش در تاریخ 1399/10/02 منتشر شده است.
19,574 بـار بازدید شده
... بیشتر