"Shpëtimit i thonë Salvatore në Itali", Haxhiu i kthehet ashpër Sulit: Ti mos ofendo këtu,respektoji

RTV KLAN
RTV KLAN
43.7 هزار بار بازدید - 3 ماه پیش - #Opinion |
#Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu#tvklan
Sekretari i OMONIA-s, Marin Suli dhe Baton Haxhiu janë përfshirë në një debat mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion” në Tv Klan. Ka qenë Suli i cili ka përmendur disa nga emrat që shqiptarët mund të kenë ndryshuar në emigrim, ku ka ndërhyrë analisti Haxhiu i cili i ka thënë të mos ofendojë.

Blendi Fevizu: A u kënaqe me vizitën e Ramës në Athinë?

Marin Suli: Pafund. Të shijon në 2024-ën të shikosh si mund të katandiset një njeri që jeton për show dhe nuk jeton për kontent. Ja shiko si është katandisur.

Blendi Fevziu: I është përkulur emigrantëve shqiptarë. Tha që i është përkulur “të zotëve të barabartë të kësaj shtëpie”.

Marin Suli: Sigurisht që janë të zotë të barabartë të asaj shtëpie dhe ky nuk ka asnjë meritë. Në Greqi ka gati 500 mijë shqiptarë plotësisht të integruar. Kjo nuk është merita as e Ramës dhe as e ndonjë qeverie. Që të bënte gjithë këtë show, ju desh të shkulte administratën me kuq dhe me maq, aq sa e delegjitimoi dhe administrata vetë sepse i kishte ardhur në majë të hundës. Po të shikonte atë drejtorin e Fierit i ka plasur shpirti të shkreti se ka vajtur me lekët e veta. Ka harxhuar 600 mijë Lekë, rrogën. PS ka 30% të elektoratit dhe gjëja më normale që të mbledhësh njerëz.

Blendi Fevziu: Të bëri një pyetje Çuçi të tha “a ka në pasaportë ndonjë njeri që nuk e ka emrin Jorgo”?

Marin Suli: A e ka pasaportën ndonjë njeri që nuk e ka emrin “Xhenerozo” apo Salvatore”? Bujarit i thonë Xhenerozo, Shpëtimit i thonë Salvatore në Itali. Edhe italianët që ikën në Itali, Antonion e bënë Tonin, Xhezepen e bën Xhoni, por çfarë do të thotë kjo?

Baton Haxhiu: Si çfarë do të thotë kjo? Ti mos ofendo këtu.

Marin Suli: Mosdija nuk është ofendim, minimumi është mosdije. Nuk është trup të mos dish. Ma thuaj ti.

Baton Haxhiu: Çfarë do të thotë se ndërron emrin? Së paku, respektoji.

Marin Suli: Unë nuk e kam ndërruar emrin. Kryeministri i vendit tim dhe tëndit e ka ndërruar emrin.

Baton Haxhiu: A ke dëgjuar ndonjëherë për liritë dhe të drejtat e njeriut? Për të drejtën e pagëzimit dhe për t’u pagëzuar në gjuhën tënde? Kur të përmendësh elemente të tilla dhe me fjalor të tillë, të lutem kujdes për arsye se është ofendim për njerëzit të cilët realisht e ka nevojë identitare të vetën, edhe emrin dhe të drejtën për shkollim dhe të gjitha të tjerat. Unë e kam përjetuar vetë për arsye se për dallim prej jush, pushimet i kam bërë në Greqi.

Emisioni politik më i ndjekur dhe më i preferuar në ekranet shqiptare. “Opinion” vjen në katër takime çdo javë – e hënë, e martë, e mërkurë dhe takimi tradicional i të enjtes mbrëma.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: Facebook: tvklan
Follow Tvklan on Instagram: Instagram: rtvklan
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
3 ماه پیش در تاریخ 1403/02/27 منتشر شده است.
43,718 بـار بازدید شده
... بیشتر