Klan News - Beleri lë qelinë, betohet nesër si eurodeputet

RTV KLAN
RTV KLAN
1.1 هزار بار بازدید - ماه قبل - Fredi Beleri ka lënë ambientet
Fredi Beleri ka lënë ambientet e burgut të Fierit, ku vuan dënimin me 2 vite heqje lirie. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve i ka miratuar një leje 5-ditore për të lejuar pjesëmarrjen e tij fizikisht në mbledhjen e Parlamentit Europian.

Ai është pritur jashtë ambienteve të burgut nga familjarët dhe makina e ambasadës greke. Beleri nuk është prononcuar për mediat vendase, por shkurtimisht ka folur për mediat greke që e presin në dalje të burgut.

“Dua t'ju falënderoj për mbështetjen gjatë gjithë këtyre muajve, jam i emocionuar, i lumtur, për pjesën tjetër do flasim në Athinë. Faleminderit për gjithçka”, tha Beleri për mediat greke.

Në aeroportin e Rinasit, Fredi Beleri i tha mediave shqiptare se të drejtën e tij për pafajësi do ta kërkojë jo vetëm në institucionet shqiptare, por edhe ato europiane. Ndërsa për zgjedhjet e Himarës tha se qytetarët me 4 Gusht do të vendosin dhe dëshira e tyre do të respektohet.

Fredi Beleri: Sigurisht që do ta ankimoj në të gjitha hallkat e drejtësisë shqiptare dhe po nuk gjeta zgjidhje edhe ne Strasburg. Herët a vonë dëshira e sovranit respektohet. Në 4 Gusht besoj se himariotët do të japin një përgjigje dhe dëshira e tyre do të respektohet dhe do të pasqyrohet tek rezultati i zgjedhjeve.

Beleri udhëton së bashku me eurodeputetët e tjerë nga Athina drejt Strasburgut, ku më 16 Korrik do të bëjnë betimin. Sipas lejes së miratuar, ai ka kohë deri në orën 16:00 të 20 Korrikut për t'u rikthyer për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit në Shqipëri.

Drejtoria e Burgjeve ka kërkuar nga Beleri informacion të plotë, duke përfshirë garancinë e udhëtimit, dorëzimin e biletës vajtje-ardhje dhe akomodimin në hotel. Nëse do të qëndrojë më shumë se sa e lejon leja për shkak të zhvillimeve atje, do të duhet të informojë zyrtarisht të gjitha institucionet përkatëse, përfshirë edhe autoritetet lokale në Bruksel.

Beleri është dënuar nga Apeli i GJKKO-së me 2 vjet heqje lirie me akuzën e korrupsionit zgjedhor pasi u arrestua nga policia 2 ditë para zgjedhjeve të 14 Majit 2023. Në javën e parë të Qershorit, Beleri u zgjodh deputet i Parlamentit Europian me rreth 237 mijë vota, duke u renditur i katërti në listën me 7 fitues që garuan nën siglën e partisë në pushtet në Greqi, "Demokracia e Re”.

SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/kategoria/klan-news/
Follow Klan News on Facebook: Facebook: klannews
Follow @klannews on Instagram: Instagram: tvklannews
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
ماه قبل در تاریخ 1403/04/25 منتشر شده است.
1,143 بـار بازدید شده
... بیشتر