"Tërhiqu si aksioner",Hoxha tregon historinë e padëgjuar:Ervin Mata u mor peng nga grupi i Martinajt

RTV KLAN
RTV KLAN
102.6 هزار بار بازدید - 8 ماه پیش - #Opinion |
#Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu#tvklan

Gazetari Artan Hoxha ka zbardhur një episod të panjohur më parë për publikun, se si Ervin Mata, i cili dy ditë më parë u shpall në kërkim nga SPAK si pjesë e një bande kriminale të trafikut të drogës, ishte marrë peng disa kohë më parë nga grupi i Ervis Martinajt në qendër të Tiranës.

I ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan, Artan Hoxha zbuloi se ngjarja ka ndodhur paradite në sytë e të gjithëve, kur Ervin Mata u mor peng në ambientet e një garazhdi dhe ju kërkua që të tërhiqej nga një ndërtim që po bëhet aktualisht, dhe për këtë ju ofruan 2 milionë Euro.

Artan Hoxha: Ka patur një ngjarje kur Ervin Matën e kanë marrë peng para RTSH dhe kjo ngjarje ka ndodhur në orën 11:00 të ditës. Është marrë peng nga grupi i Ervis Martinajt.

Blendi Fevziu: Si u mor peng?

Artan Hoxha: Në rrugë në anë të rrugës. Kanë dalë e kanë marrë e kanë çuar në një nga ata qendrat tregtare aty afër, në garazhdet e asaj. Është mbajtur për disa orë për çështjen e një ndërtimi shumë të madh në Tiranë. I është ofruar një pagesë 2 milion Euro që të tërhiqej si aksioner nga ai ndërtim që është duke u bërë aktualisht në Tiranë. Ai ka thënë që unë nuk kam lidhje me këtë punë sepse unë nuk jam vetë aty. Unë as nuk i dëgjoj të tjerët dhe as të tjerët nuk më dëgjojnë mua dhe në këtë rast nuk mund të përfshihem në këtë histori. Kjo ngjarje është bërë fiks në orën 11 paradite para RTSH, por nuk ka pasur hetim për këtë.

Blendi Fevziu: Në çfarë kohe ka qenë pak a shumë?

Artan Hoxha: Kjo ngjarje duhet të ketë ndodhur para plagosjes. Edhe plagosja ka qenë një pikë vlimi e disa incidenteve të mëparshme dhe ajo kulmoi me ngjarjen në bllok.


Emisioni politik më i ndjekur dhe më i preferuar në ekranet shqiptare. “Opinion” vjen në katër takime çdo javë – e hënë, e martë, e mërkurë dhe takimi tradicional i të enjtes mbrëma.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: Facebook: tvklan
Follow Tvklan on Instagram: Instagram: rtvklan
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
8 ماه پیش در تاریخ 1402/09/01 منتشر شده است.
102,663 بـار بازدید شده
... بیشتر