Opinion - Rrahman Perllaku, Jeta (15 prill 2009)

RTV Klan Arkiv
RTV Klan Arkiv
236.8 هزار بار بازدید - 5 سال پیش - Rrahman Parllaku, gjenerali që luftoi
Rrahman Parllaku, gjenerali që luftoi fashizmin dhe sfidoi komunizmin, “Hero i Popullit” dhe një prej figurave më qendrore dhe emblematike  të Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare, ka dhënë një intervistë për emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu. Ai është aktiv në jetën publike që prej 7 Prillit të vitit 1939 dhe në vazhdim pas viteve 90-të. Ka pasur poste drejtuese në ushtrinë shqiptare deri në vitet 70-të, por më pas u dënua dhe kaloi vite të tëra nëpër burgje për të dalë më pas në vitet 90-të.
“Unë bashkë me vëllain tim në vitin 1939 kishim një lokal tonin në Selenicë të Vlorës dhe në jug kemi zhvilluar aktivitetin tonë. Kur kam qenë 20 vjeç u hap lajmi për pushtim nga fashistët, mbyllëm lokalin dhe shkuam në Vlorë, pritëm atje, por armë nuk na dhanë. Mëngjesin e 7 Prillit u detyruam të kthehemi në Selenicë sepse nuk na u dha mundësia për rezistencë. Italianët zbarkuan dhe u nisën në drejtim të Fierit. Ka pasur një rezistencë. Më 1941 filluam rezistencën. Më pas u caktova kryetar i batalonit të tretë dhe për Enver Hoxhën kam dëgjuar për herë të parë në vitin 1943. E kam takuar për herë të parë në Kongresin e Përmetit në vitit 1944. Nuk i jam pishman jetës që kam bërë, e pashë nga poshtë, u ngjita edhe lart, e pashë edhe në bodrum dhe falë karakterit dhe edukatës mbijetova. Fatale për mua ka qenë kur u dha dënimi me vdekje për mua dhe i lash ata në sallë”, tha Rrahman Parllaku./tvklan.al
I ftuar: Rrahman Parllaku.
5 سال پیش در تاریخ 1398/06/06 منتشر شده است.
236,821 بـار بازدید شده
... بیشتر