“Nuk ka impiant që bën 120 mijë euro Adriatik”, Lapaj: E sigurt? Do të ta vërtetoj

RTV KLAN
RTV KLAN
4.8 هزار بار بازدید - 3 ماه پیش - #Opinion |
#Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu#TvKlan #Adriatiklapaj

Emisioni Opinion trajtoi mbrëmjen e së enjtes transformimin që po i vjen politikës nga SPAK. Çfarë mund të sjellë SPAK në politikën shqiptare? Ka një sërë çështjesh që pritet të marrin një zgjidhje të shpejtë, ndërkohë që zgjedhjet kanë trokitur në derë.
SPAK ka çështjen Berisha. Lideri i opozitës është aktualisht në arrest shtëpie dhe nuk dihet sa kohë mund të jetë kjo masë për të, e cila mund të prekë edhe zgjedhjet. Ai do ta ketë e pamundur që të drejtojë fushatën elektorale të PD, duke vënë një pikëpyetje sesi do të funksionojë partia kryesore e opozitës.
Ndërkohë, në Bashkinë e Tiranës rreth 7 drejtorë janë para përgjegjësisë penale, disa në burg, disa me masa të tjera. Duket se ka krijuar një problem brenda Tiranës për PS. Nga ana tjetër një sërë ministrash janë nën hetim ose kanë shkuar në burg, emra të njohur që kanë pasur ndikim në zgjedhjet e vitit të kaluar, e po ashtu një sërë kryetarësh bashkie. Si do të impaktohet PS nga vendimet e SPAK? Kush mund të merret nën akuzë, ose do ketë masë ndalimi?
Po ashtu, nën hetim janë Meta dhe Kryemadhi, për dy çështje të tjera nga SPAK. Një vendim ndaj tyre po ashtu do të komplikonte situatën për partinë e dytë më të madhe të opozitës. Pra zgjedhjet e 2025-s më shumë sesa nga vullneti, organizimi dhe nga mënyrë sesi do të drejtojnë liderët politikë dhe 3 formacionet kryesore politikë, do të varet nga vendimet që SPAK dhe Altin Dumani do të marrin.


Të ftuar në studio:

1. Fitim Zekthi-Analist
2. ⁠Ornela Çuçi-Pedagoge
3. ⁠Jordan Daci-Profesor i te Drejtes Kushtetuese
4. ⁠Fatjona Medini-Gazetare
5. Adriatik Lapaj -"Shqipëria bëhet"
6. Mark Marku-Analist

Emisioni politik më i ndjekur dhe më i preferuar në ekranet shqiptare. “Opinion” vjen në katër takime çdo javë – e hënë, e martë, e mërkurë dhe takimi tradicional i të enjtes mbrëma.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: Facebook: tvklan
Follow Tvklan on Instagram: Instagram: rtvklan
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
3 ماه پیش در تاریخ 1403/01/23 منتشر شده است.
4,830 بـار بازدید شده
... بیشتر