Një qytet shqiptar me 850 milionë lekë! Si u ndërtua Kukësi i ri, 4 variantet e panjohura/ DOSJA E

Televizioni SCAN
Televizioni SCAN
48.4 هزار بار بازدید - 7 ماه پیش - AUTOR: Kreshnik KUÇAJMONTAZHI: Ergis HASANBELLI
AUTOR: Kreshnik KUÇAJ
MONTAZHI: Ergis HASANBELLI
LEXOI: Rudi HIZMO
Çdo të enjte, ora 20:00 në SCAN TV

Në mesin e vitit 1961, Drejtorisë së Projektimit dhe Ndërtimit të Hidrocentraleve i vjen urdhëri për studimin e skemës së shfrytëzimit të lumit Drin për prodhim energjie elektrike.
Varianti që gjeti zbatim parashikonte ndërtimin e hidrocentraleve të Vaut të Dejës, Komanit dhe Fierzës.
Kuota e liqenit të Fierzës parashikohej të arrinte në 500 metra, duke sjellë në mënyrë të pashmangshme përmbytjen e një qyteti; Kukësit, që ndodhej në kuotën 255 metra. Sëbashku me qytetin e Kukësit përmbyteshin edhe disa fshatra.  
Fshatrat që do të përmbyteshin ishin fshati Brut me 300 banorë, fshati Ramhasë me 200 banorë dhe fshati Kolsh me 300 banorë. Ndërkohë përmbyteshin edjhe tokat e punueshme të katundeve Shalqi me 120 banorë, Kënetë me 140 banorë dhe Pobreg me 800 banorë të cilët gjithashtu do të transferoheshin në qytetin e ri.
Asokohe qyteti i Kukësit kishte 4 mijë banorë dhe sëbashku me banorët e fshatrave që përmbyteshin arrinte në 6 mijë.
Ndaj, edhe projektimi i qytetit të ri duhej të merrte parasysh jo vetëm popullsisë ekzistuese që shpërngulej por edhe projeksionin e zhvillimit të ri si rrjedhojë e rritjes natyrale dhe të efekteve demografike që sillte zhvillimi I qytetit të ri të Kukësit si qendër administrative dhe vendbanimi për punëtorët e minierave të kromit, bakrit e industrive të tjera.
Në këto kushte, duhej projektuar një qytet që do të kishte kapacitet rreth 10 mijë persona.


Subscribe:
https://www.seevid.ir/c/Televizioni...

WEB:
https://scantv.al/

Facebook:
Facebook: televizioniscan

Instagram:
Instagram: scan_tv

Linkedin:
LinkedIn: scantv

TikTok:
TikTok: scan_tv

#scantv #ekonomi #lajme #trending  #shqiperi #financa #tirana #ngjarje #investime #turizem #bursa #lendet #kukes #dossier #fierza #hidrocentrale #dosje #kreshnikkucaj #histori #dokumentar #memorie #eminmusliu
7 ماه پیش در تاریخ 1402/11/05 منتشر شده است.
48,486 بـار بازدید شده
... بیشتر