Si u godit Shqipëria e viteve '70-'80 nga 2 krizat botërore të naftës| DOSJA E

Televizioni SCAN
Televizioni SCAN
22.6 هزار بار بازدید - 2 سال پیش - Autor: Kreshnik KUÇAJ Çdo të
Autor: Kreshnik KUÇAJ Çdo të enjte, ora https://www.seevid.ir/fa/w/bvt77PikfWs në SCAN TV Pasojat e zhvillimeve globale kanë ndikuar gjithnjë në Shqipëri, pavarësisht shkallës së integrimit ekonomik që vendi ka pasur me botën. Në listën e gjatë të ndikimeve, veç ‘Depresionit të Madh’ të viteve ’30, në ekonominë shqiptare kanë pasur ndikim negativ edhe ato që njihen si ‘Krizat e Naftës’ të viteve ’70. Këto pasoja rritën me tej barrën në ekonominë shqiptare e cila po vuante edhe nga dështimi i modelit ekonomik por edhe nga ideologjia frenuese për të ndërmarrë hapa energjikë reformues dhe riorientues. Kriza e parë e naftës në vitin 1973 Në Tetorin i viti 1973 shtetet e OPEC-ut ndaluan eksportimin e naftës në SHBA dhe në shtetet e tjera të perëndimit. Ky veprim u ndërmor në formën e një reagimi dënues ndaj atyre që mbështesnin Izraelin në luftën me Sirinë dhe Egjiptin. Si pasojë e kësaj embargoje, çmimi i naftës u rrit ndjeshëm. Ky zhvillim dha një efekt zinxhir në shumë industri që lidheshin direkt me naftën. Në këtë mënyrë, u nis të mendohej për burime alternative të prodhimit të energjisë. Kriza e dytë apo ‘shock-u’ i naftës Në vitin 1979 shpërtheu ajo që njihet si kriza ose ‘shock-u’ i dytë i naftës. Kjo krizë zgjati rreth 2 vite dhe kaloi në 2 faza. Faza e parë u shpalos në vitin 1979, pasi protestat masive kundër regjimit të Shahut të Iranit sollën një ndalim të plotë të industrisë së naftës të këtij vendi që ishte prodhuesi i dytë i naftës në OPEC, pas Arabisë Saudite. Ndërkohë, faza e dytë ishte në vjeshtën e vitit 1980 dhe u shkaktua nga shpërthimi i Luftës mes Iranit dhe Irakut duke ulur në këtë mënyrë prodhimin e naftës. Kjo gjë shkaktoi panik në tregje dhe solli një rritje të fortë të çmimeve. Shqipëria dhe pasojat e krizave të naftës Por si ndikuan këto kriza në ekonominë shqiptare? Çfarë ishte regjimi i kursimit? Sa ndikuan këto kriza në rrënimin ekonomik të Shqipërisë në vitet ’80? Si prodhoi kjo krizë një industri të re për Shqipërinë, atë të riciklimit? #trending #dosjae #kreshnikkucaj #scantelevizion #oilcrisis #krizatenaftes #kursim #komunizem #enverhoxha #shqiperia #histori #tirana #story #ekonomi #embargo #opec #iran #irak #saudiarabia #unitedstates #shock
2 سال پیش در تاریخ 1401/07/15 منتشر شده است.
22,614 بـار بازدید شده
... بیشتر