300 milionë Euro investim te Rana e Hedhun, sipërmarrësi: Të shpërblehet djersa e të parëve të mi

RTV KLAN
RTV KLAN
39.4 هزار بار بازدید - 10 ماه پیش - #Opinion |
#Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu#TvKlan

Ylli Ujka është një nga anëtarët e fisit Prelivanaj të vendosur prej shekujsh në Malin e Rencit mbi Ranën e Hedhun në Shëngjin.

Ai tregoi për emisionin Opinion në Tv Klan dhe shtëpinë më të vjetër dhe të parën të fisit të tij, një shtëpi 500 vjeçare.

Ylli Ujka është një sipërmarrës i suksesshëm që është larguar nga Shqipëria në vitin 1997 dhe ka disa kompani në vende të ndryshme.

Së fundmi ai do të bëjë një investim strategjik në Ranën e Hedhun, me vlerë 300 milionë Euro.

Ylli Ujka: Në zonën e Ranës së Hedhun po bëjmë një investim strategjik. Vlera e investimit shkon mbi 300 milionë Euro. Është mbi një sipërfaqe të madhe ku intensiteti besoj që është më i ulëti në çdo resort në Shqipëri në mënyrë që të kemi një raport perfekt me natyrën, pra mos dëmtohet natyra. Do fillojë pjesa poshtë me hotelin dhe pastaj një pjesë rezidenciale dhe sipër pjesa e hotelerisë.

Blendi Fevziu: Ja del një investimi kaq të madh?

Ylli Ujka: Po patjetër se turn over i kompanive të mia është mbi 50 milionë dhe tani në këto vite është në rritje shumë të fortë.

Blendi Fevziu: Dhe pse ke ardhur këtu? Se me një turn over të tillë mund të investosh kudo.

Ylli Ujka: Unë realisht investoj dhe në disa shtete. Njëherë jam fuqizuar jashtë dhe me ato burime po i dedikoj të gjitha këtij vendi sepse këtu kam lindur. Është edhe në njëfarë mënyre për fisin tim që me shumë sforco e ka ruajtur këtë vend, e ka ruajtur me dinjitet. Te ky megaresort duhet që të shpërblehet edhe djersa e të parëve të mi që nuk e kanë pasur shansin ta gëzojnë në këtë masë, por e kanë ruajtur me dinjitet. Tani duhet t’ja u ndërtojmë njerëzve dhe t’ja u ofrojmë edhe pushuesve.


Emisioni politik më i ndjekur dhe më i preferuar në ekranet shqiptare. “Opinion” vjen në katër takime çdo javë – e hënë, e martë, e mërkurë dhe takimi tradicional i të enjtes mbrëma.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: Facebook: tvklan
Follow Tvklan on Instagram: Instagram: rtvklan
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
10 ماه پیش در تاریخ 1402/06/22 منتشر شده است.
39,414 بـار بازدید شده
... بیشتر