PLAZHI PALASË - me rërën tipike të bardhë dhe ngjyrat e kaltra të detit Jon - #albania #beach #4k

STORY VIDEO ALBANIA
STORY VIDEO ALBANIA
9.6 هزار بار بازدید - 2 ماه پیش - Plazhi i Palasës është plazhi
Plazhi i Palasës është plazhi i parë sapo zbret Llogaranë drejt Sarandës, një nga plazhet më të bukura të Rivierës Shqiptare me rërën tipike të bardhë dhe ngjyrat e kaltra të detit Jon. Plazhi i Palasës është  rreth 2 km i gjatë dhe 30-50 m i gjerë. Në disa vende plazhi ndërpritet nga shkëmbinjtë buzë detit, duke krijuar vende të mahnitshme për të kaluar pushimet. Vitet e fundit pranë plazhit janë ndërtuar resorte të shumta me ndërtesa luksoze dhe janë shtuar shërbimet, është përmirësuar gjithashtu infrastruktura. Përgjatë plazhit gjenden bare dhe restorante të shumta që ofrojnë gatime të shijshme, prodhime të freskëta deti dhe gatime tradicionale të zonës. Nuk mungojnë shërbimet e tjera si: shezllonë, çadra, varka etj. Për akomodim mund të zgjidhni në hotelet luksoze apo apartamentet me qera shumë afër plazhit.
Bukuria e detit dhe kthjellësia e ujit ofron mundësi për zhytje, not dhe lojëra uji.
-
Video ekskluzive, reportazhe dhe dokumentarë nga Shqipëria dhe bukuritë e saj: bregdeti, malet, qytetet dhe fshatrat, sitet arkeologjike, bukuritë natyrore, traditat, kultura...
STORY VIDEO ALBANIA - Premium Video Library Featuring Albania's Gems and Wonders
Tiktok @stockvideoalbania
2 ماه پیش در تاریخ 1403/04/15 منتشر شده است.
9,689 بـار بازدید شده
... بیشتر