Top News - Ushtria greke apo Turke / Kush është më e fortë? Mediat nxjerrin shifrat

Top Channel Albania
Top Channel Albania
221.5 هزار بار بازدید - 3 سال پیش - Në kushtet kur tensionet po
Në kushtet kur tensionet po rishfaqen sërish në Egje, mediat greke, kanë bërë një analizë të forcës ushtarake të vendit të tyre përballë Turqisë. Athina, është furnizuar së fundmi nga franca me avionë luftarakë Rafale dhe fregata të moderne ndërsa Ankaraja, ka kthyer sytë nga Moska, me presidentin Erdogan që firmosi me Putinin bashkëpunimin e mëtejshëm në fushën e mbrojtjes. Greqia ka zgjedhur Francën si partner kryesorë në fushën e mbrojtjes dhe nënshkroi javën e kaluar në paris një marrëveshje të re.24 avionë luftarakë Rafale u blenë nga franca dhe mbërritja e tyre ka nisur tashmë. Tre fregatat Belharra dhe Goëind, do të kushtojnë mbi 5 miliardë dollarë ndërkohë që me 2 miliardë dollarë të tjerë do të modernizohen sistemet ekzistuese të armëve e do të blihen raketa, silurë etj. Ndërkohë që turqia ka epërsi numerike ndaj Greqisë edhe për faktin se ëhstë një vend më i madh, me një buxhet të konsiderueshëm mbrojtjeje. Por përmasat e këtij buxheti, janë enigmë pasi nuk publikohen të plota nga vendi. Për sa i takon burimeve njerëzore, turqia ka një nga ushtritë më të mëdha në NATO me 355 mijë trupa ushtarake aktive dhe greqia ka një ushtri prej 142 mijë trupash. Thënë ndryshe, 2.4 ushtarë turq për cdo grek. Greqia ndërkohë ka 1328 tanke ndërsa turqia 2379 dhe disavantazhi i athinës vijon me avionët. Ushtria greke ka 18 avionë dhe turqia 49 ndërsa 168 janë helikopterët grekë ndërkohë që ankaraja numëron 330 të tillë. Ndërkohë, një avantazh të qartë Turqia ka për sa i takon mjeteve ajrore pa pilotë, me plot 160 dronë vrasës. E duke kaluar në det, Flota greke synon fuqizimin në vitet e ardhshme, pas marrëveshjeve me francën ndërkohë që Turqia ka 10 fregata moderne. Në të njëjtën kohë, Ankaraja ka vendosur që vitet e ardhshme që Marina e saj të marrë 6 nëndetëse gjermane “Type 214”.

Source:AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt  të  vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Ushtria#Greqi#Turqi#TopChannel
3 سال پیش در تاریخ 1400/07/15 منتشر شده است.
221,534 بـار بازدید شده
... بیشتر