Opinion - Emision per Enver Hoxhen 1 (29 janar 2004)

RTV Klan Arkiv
RTV Klan Arkiv
249.7 هزار بار بازدید - 6 سال پیش - Nje emision nga Blendi FevziuDiktatori
Nje emision nga Blendi Fevziu
Diktatori Enver Hoxha ishte një nga figurat më të rëndësishme të historisë së Shqipërisë.
Ai sundoi me dorë të “hekurt” që nga viti 1944 deri në vitin 1985 kur vdiq në Tiranë. Përmes emisionit “Opinion” gazetari Blendi Fevziu sjell ballafaqimin e versioneve të kujtimeve të diktarorit dhe verisone të sjellë nga protagonistë të tjerë të ngjarjeve të historisë së Shqipërisë të deklaruara kryesisht pas vitit 1990 kur shumë situata ndryshuan.
Imazhin e tij e kanë ende në kujtesë të gjitha ata që kanë jetuar komunizmin. Një burrë i gjatë, i pashëm që bën gjithçka të mundshme, ulet në një bankë me nxënësit, përqafon të moshuarat dhe fëmijët, ky ishte Enver Hoxha zyrtar që të gjithë ishin të detyruar ta shihnin dhe ta njihnin. Por ndërkohë kishte edhe një Enver Hoxhë tjetër, një Enver Hoxhë që askush nuk kishte mundësi ta njihte, por vetëm pak viktima të tij patën rastin të përballen me të dhe që pas vitit 1990 pjesa më e madhe e tyre guxuan të thonë të vërtetën.
Një nga momentet më të errta të Enver Hoxhës ishte edhe ai pas vitit 1981 pas vrasjes së Mehmet Shehut.
Ai çoi drejt pushkatimit një prej bashkëpunëtorëve të tij, ministrit të Mbrojtjes Kadri Hasbiu, i cili është cilësuar si një nga figurat më të errta të historisë së Shqipërisë.
Enver Hoxha vazhdimisht ka nënvizuar faktin se ka qenë një komunist jo thjeshtë shqiptar, por internacionalist që ka qenë pjesë e Partisë Komuniste franceze. Por ndryshe ngaç’e përshkruan Enver Hoxha rininë e tij në Paris si një i ri që merrte pjesë në Partinë Komuniste një prej bashkëmoshatarëve që vinte nga një familje e pasur dhe që kishte pritur diktatorin kur ngeli pa bursë në Paris rrëfen një tjetër version. Hasan Jero u bë pjesë e formacioneve partizane të asaj kohe, por menjëherë pas vitit 1944 futet në kalvarin e burgjeve komuniste dhe në vitin 1990 arrin të dalë i gjallë nga burgu. Hasan Jero rrëfen se Enver Hoxha e flet për rininë e tij ashtu si do kishte dashur ai të ishte dhe jo siç e kishte jetuar në të vërtetë.
6 سال پیش در تاریخ 1397/09/06 منتشر شده است.
249,791 بـار بازدید شده
... بیشتر