Elizabeta Atakova, rusja e dashuruar me Shqipërinë

Premium Channel
Premium Channel
2.8 هزار بار بازدید - 4 سال پیش - E ftuat sot në mëngjes
E ftuat sot në mëngjes në emisionin “Boeing 104.6” në Premium Channel dhe Radio Travel ishte Elizabeta Atakova, rusja që jeton në Shqipëri prej disa vitesh dhe që është dashuruar me kulturën dhe traditat tona. Ajo aktualisht merret me sjelljen e turistëve rus në vendin tonë dhe është e magjepsur nga bukuritë natyrore të Shqipërisë, që kur shkeli për herë të parë. Gjuhën shqipe e ka mësuar në Departamentin e gjuhës shqipe në Shën Peterburg të Rusisë dhe fillimisht ka ardhur në Shqipëri për ta perfeksionuar, por shpejt pati dëshirë të mos ikte më . Është shumë kurioze për të parë të gjithë vendin tonë, pasi thotë se ka ende vende ku nuk ka qenë. Mendon se kultura dhe traditat tona janë një mozaik i çmuar që duhen ruajtur brez pas brezi.
4 سال پیش در تاریخ 1400/01/20 منتشر شده است.
2,840 بـار بازدید شده
... بیشتر