Big Basta dhe Vesa Luma – Mbinatyrale | Fest 62 në RTSH

RTSH
RTSH
23.1 هزار بار بازدید - 9 ماه پیش - Kompozitor: Alban Kondi dhe Fabian
Kompozitor: Alban Kondi dhe Fabian Basha
Teksti: Big Basta
Orkestruesi: Alban Kondi dhe Fabian Basha

Big Basta e nisi karrierën e tij në vitin 2003 për të vazhduar karrierën solo në vitin 2005, ndërsa Vesa Luma debutoi për herë të parë në Festivalin e Fëmijëve në Kosovë në vitin 1996, për të ardhur më pas në Tiranë me Ethet e Së Premtes. Të dy kanë nga 2 albume dhe numërojnë mbi dhjetra çmime dhe qindra koncerte në Shqipëri, Kosovë dhe Botë.

Edicioni i 62-të i Festivalit ka si temë FJALËN dhe MUZIKËN, duke vendosur theks të veçantë në cilësinë e këngëve jo vetëm si vijë melodike, por edhe tekstin që e shoqëron melodinë. Do të jenë 11 anëtarë jurie, dy prej tyre për pjesën e “Fjalës”.
Këtë vit, Festivali ka vendosur të mbrojë një kauzë shumë të rëndësishme që është Rritja e Ndërgjegjësimit Publik për Ndryshimet Klimatike.
Festivali i Këngës në RTSH e nisi rrugëtimin e vet në vitin 1962 në sallën e Institutit të Lartë të Arteve dhe deri në vitin 1971 u transmetua fillimisht vetëm në valët e Radio Tiranës, ndaj është cilësuar në ato vite si Festivali i Këngës në Radio. Edicioni i 10-të do të transmetohej për herë të parë në ekranin e Televizionit Shqiptar. Regjisorë, kompozitorë, këngëtarë, poetë, dirigjentë, instrumentistë dhe artistë e kanë ngritur ndër vite në piedestal këtë event të muzikës shqiptare.

Për më shumë vizitoni: https://www.rtsh.al/

Subscribe to "Radio Televizioni Shqiptar" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: @radiotelevizionishqiptar
For more content from click HERE: https://www.rtsh.al/
Like RTSH on Facebook HERE: Facebook: rtshradiotelevizionishqiptar
Follow RTSH on Instagram HERE: Instagram: rtshqiptar
#rtsh #festivalikenges #radiotirana.
9 ماه پیش در تاریخ 1402/09/29 منتشر شده است.
23,120 بـار بازدید شده
... بیشتر