Top News/ Grupi i PD kallëzon në SPAK Ballukun: Vlera e tunelit të Llogarasë u shtua me 30 mln euro

Top Channel Albania
Top Channel Albania
902 بار بازدید - 4 هفته پیش - Partia Demokratike ka marrë hapa
Partia Demokratike ka marrë hapa konkretë, pas denoncimeve publike për atë që e konsideronte si afrë me tunelin e Llogarasë. Së fundmi grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, përmes Kryetarit të tij Gazment Bardhi, ka kallëzuar në SPAK zëvendëskryeministren dhe Ministren e Infrastrukturës e Energjisë Belinda Balluku. Demokratët e akuzojnë ballukun se bashkëpunim dyshohet se ka kryer veprat penale të “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”. Kallëzimi në fjalë flet për kosoto të fryra të ndërtimit të Tunelit të Llogarasë, ku dyshohet se vlera e tij u shtua më 30 milion euro që i shkuan një kompanie turke, që sipas PD nuk ka bërë asnjë punim. Dokumentacioni i plotë, sëbashku me shkeljet përkatëse të pretenduar, që kanë sjell abuzimin me të paktën 30 milion euro ndaj Buxhetit të Shtetit, dhe që dyshohet se është vlera e “tarifës së korrupsionit”, i janë vënë në dispozicion Prokurorisë së Posaçme. Për këtë grupi i PD ka kërkuar nga SPAK që të nisë menjëherë hetimin e plotë dhe të gjithëanshëm mbi këtë çështje dhe të vendos përpara përgjegjësisë penale zëvendëskryeministren dhe Ministren e Infrastrukturës e Energjisë Belinda Balluku, apo çdo person tjetër që mund të dale I përfshirë në atë që demokratët e konsideron si abuzim me paratë e qytetarëve shqiptarë. Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar. Për më shumë vizitoni: top-channel.tv/ Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: bit.ly/2Y15KwK For more content from click HERE: www.top-channel.tv Like Top Channel on Facebook HERE: bit.ly/2FglWTs Follow Top Channel on Instagram HERE: bit.ly/2uaYG2U Follow Top Channel on Twitter HERE: bit.ly/2TJndeH #TopNews#Kallezimi#PD
4 هفته پیش در تاریخ 1403/05/22 منتشر شده است.
902 بـار بازدید شده
... بیشتر