Karkaleca me salcë domate dhe djath nga zonja Vjollca

RrezeDielliOfficial
RrezeDielliOfficial
56 هزار بار بازدید - 4 سال پیش - #rrezedielli
#rrezedielli #reportTV
Karkaleca me salcë domate dhe djath
Përbërësit:
500 gr karkaleca
4 lugë gjelle vaj ulliiri
1 qepë mesatare
3-4 thelpinj hudhër në feta
2 filxhan çaji pure domate
1 filxhan kafe ujë
1/2 lugë kafe spec djegës i coptuar
1 lugë çaji nenexhik ose rigon
Kripë dhe piper të zi
1 luge çaji sheqer
1 filxhan çaji djath i thërrmuar

Përgatitja:
Në një tigan ngrohim 2 lugë gjelle vaj dhe skuqim karkalecat të pastruara ( me bishta) deri sa të ndryshojnë ngjyrë nga të 2 anët. I largojmë nga tigani dhe I lëmë mënjanë. Në po atë tigan shtojmë dhe 2 lugë gjelle vaj ulliri dhe kaurdisim qepën të grirë hollë derisa qepa të zverdhet, shtojmë hudhrat të prera në feta, I përziejmë për 1 minutë e më pas shtojmë në tigan purenë e domates, pak ujë, 1 lugë caji sheqer, spec pikant të copëtuar , kripë, piper të zi, pak rigon, nenexhik ose rigon 1/2  lugë caji. E lëmë salcën të ziejë në temperaturë mesatare për 10 mnuta. Në fund shtojmë karkalecat në salcë ulim temperaturën, mbi karkaleca djathin e bardhë ( feta)të thërrmuara , përsëri nenexhik ose rigon ( sipas preferencave)E spërkatim me pak me pak majdanoz, dhe e shërbejmë me makarona ose bukë të thekur.
4 سال پیش در تاریخ 1399/09/14 منتشر شده است.
56,025 بـار بازدید شده
... بیشتر