Rama përplaset me gazetaren: Pyet pronarin a jep llogari për vëllanë e tij

Ora News
Ora News
404.5 هزار بار بازدید - 6 سال پیش - Subscribe në Ora News këtu
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Konferenca për median e kryeministrit Rama në aeroportin Nënë Tereza është mbyllur  me nervozizëm nga kryeministri pas një përplasjeje me gazetaren.

Pyetja: Si ndiheni kur dy persona që u keni besuar ministrinë më të të rëndësishme, i pari në arrest shtëpie për trafik droge, dhe i dyti akuzohet se ka mbrotjur të vëllain, A nuk ka në PS përfaques që nuk kanë kushërinj ose vëllezër që merren me trafik droge që mund ta drejonin këtë ministri?  

Edi Rama: Së pari, janë dy gjëra krejtësisht të ndryshme. Së dyti pyet pronarin se dhe ai ka një vëlla. A do ishte i gatshëm ai pronari juaj, të jepte llogari për vëllanë e tij

Rama: Më falni, nuk jemi duke bërë debat. Ju më bëtë pyetjen, unë po ju jap përgjigjen. Ju kërkoni përgjigje nga unë dhe përgjigjia ime është kjo: Pyesni pronarin tuaj dhe thuajini që a ka ai vetë ndonjë përgjegjësi për vëllain, se janë edhe në të njëjtën fushë të dy.

Gazetarja: Pronari im nuk ka lidhje me rendin dhe qeverisjen e vendit.Nuk e gjej krahasimin tuaj me vend. Unë ju pyeta se pse duhet të jetë kaq e diskutueshme një Ministri, pse duhet të kemi gjithmonë Ministra që implikohen në këtë çështje për shkak se është nga Ministritë më të rëndësishme të vendit. Kështu që nuk e gjej krahasimin tuaj me vend për pronarët e televizioneve që nuk lidhen me qeverisjen e vendit.

Rama: Kurse unë e gjej krejt pa etikë që ju vini këtu gazetare për të bërë ptyetje dhe merrni mikrofonin për të bërë propagandë.Kjo është pa etikë.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/ministe...
6 سال پیش در تاریخ 1397/02/28 منتشر شده است.
404,502 بـار بازدید شده
... بیشتر