Tërmeti/Humbi të gjithë familjen,Rama takon të mbijetuarin e familjes Çupi

News24 Albania
News24 Albania
17.2 هزار بار بازدید - 5 سال پیش - Kryeministri Edi Rama, ka takuar
Kryeministri Edi Rama, ka takuar mbrëmjen e sotme të mbijetuarit e familjes Çupi. Tërmetit tragjik të 26 nëntorit, i mbijetoi vetëm Aleks Çupi, ndërsa tre pjesëtarët e familjes së tij, babai, nëna dhe vëllai humbën jetën nën rrënoja.


31-vjeçari kishte ardhur nga Greqia për të zyrtarizuar lidhjen e tij të dashurisë, por gëzimi i tij u kthye në tragjedi pasi pallati 6-katësh ku jetonte prej vitesh familja u shemb.

Për shkak të tërmetit 6.4 ballë, Aleksi mori disa lëndime dhe qëndroi për disa ditë në spital, aktualisht gjendja e tij është e mirë. Ndërkohë, ditën e sotme Aleks Çupi është transferuar në banesën e tij të re në Kamzës, ku është vizituar dhe nga kryeministri Edi Rama.

Rama i shprehu ngushëllime për humbjen e njerëzve të dashur Aleksit, ndërsa u njoh nga afër me gjendjen e tij shëndetësore. Gjatë bashkëbisedimit me Aleksin dhe familjarët e tij, Rama tha se njeriu do të jepte çdo gjë të kishte pranë familjarët e tij, ndërsa shtoi se; “njerëzit harrojnë dhimbjen”.Copyrighted by News24 Albania
5 سال پیش در تاریخ 1398/09/22 منتشر شده است.
17,247 بـار بازدید شده
... بیشتر