Këshillë për dhikrin e mëngjesit dhe të mbrëmjes! - Albani

Perlatmuslimane
Perlatmuslimane
28.4 هزار بار بازدید - 11 سال پیش - Këshillë për të pasur në
Këshillë për të pasur në kujdes dhikrin e mëngjesit dhe të mbrëmjes!
Imam Muhamed Nasirudin el-Albani (Allahu e mëshiroftë!)

Përgatiti: www.perlat-muslimane.com


Është obligim ndaj çdo myslimani që, -së pari si një vepër e adhurimit dhe së dyti si një mjet për t'i ofruar vetes edhe një lloj trajtimi mjekësorë-, të thotë dhikret (e mëngjesit dhe të mbrëmjes) të cilat kanë ardhur në hadithet autentike. Siç është dhikri:
بسم الله الذي لا يضر مع اسمه شيء في الأرض و لا في السماء و هو السميع العليم
""Bismil-lahil-ledhii la jedurru me'as-smihi shej'un fil-erdi ue la fis-semai ue huues-Semii'ul-'Aliim."
"Me emrin e Allahut, Atij, që kur përmend emrin e Tij, nuk të gjen asgjë e  keqe, as në qiej e as në Tokë, Ai është Dëgjuesi e i Gjithëdituri (për gjithçka që ndodh)."
Ose thotë:
أعوذ بكلمات الله التامات من شر ما خلق
"E'uudhu bikelimatil-lahit-tammati min sherri ma khalek."
"Kërkoj mbrojtje me fjalët e përsosura të Allahut nga çdo e keqe, që është krijuar."
Kushdo që e thotë këtë, nuk do ta dëmtoj asgjë gjatë tërë ditës."

Këtë hadith e transmeton Imam Ahmedi në Musnedin e tij dhe autorët e katër sunneneve në librat e tyre, nga rruga e Aban bin Uthman bin Afan-it.
Uthman ibn Afan është më i famshëm sesa zjarri në maje të malit (v.p.: Një proverb arabe që tregon për diçka që është shumë e famshme dhe e njohur). Ai ishte një nga halifët e drejtë (Hulefairr-rrashidiin), i treti me radhë. Djali i tij, Abani  është nga tabiinët dhe përcjellës nga më të besueshmit e hadithit.

Një ditë ai ishte i ulur në një prej mexhliseve dhe e transmetoi hadithin e lartpërmendur. Ndërsa një nga prezantuesit e shikoi atë çuditshëm. Abani menjëherë e kuptoi se çfarë kishte në mendje. Abani ishte i paralizuar, dora e tij nuk funksiononte. Ai menjëherë e kuptoi se pse ai person e shikoi ashtu (v.p.: Sikur dëshironte t'i thotë se: "Ti po e tregon këtë hadith, por çfarë ndodhi me dorën tënde?!"). Abani i tha: "O biri im, kur duhet të ndodh Caktimi i Allahut, verbërohet syri (asgjë nuk bën dobi për ndryshimin e tij). Unë harrova të bëj ato dhiare atë ditë, prandaj tani jam në paralizë." La il-lahe il-lall-llah!
Për këtë arsye është mirë që myslimani ta praktikoj këtë gjithnjë, të mos e harroj kurrë ta thotë përveç le ta harroj nëse harron të hajë e të pijë! Pra, ti duhet të jesh i kujdesshëm për dhikre të këtij lloji. Por, kur duhet të ndodh Caktimi i Allahut, atëherë s'është askush përveç Allahut që mund ta largoj atë."
11 سال پیش در تاریخ 1392/06/20 منتشر شده است.
28,496 بـار بازدید شده
... بیشتر