Nusret Kurtishi - Sexhdeja e fundit

Nusret Kurtishi
Nusret Kurtishi
5.8 میلیون بار بازدید - پارسال - SEXHDEJA E FUNDIT!Hajde babë me
SEXHDEJA E FUNDIT!

Hajde babë me mu n'xhami
Djali babës po i thot
Du me u falë o babë me ty
Shkojm e gëzojm të madhin Zot

Ec bre bir se smuj me ardh
Pune ma t'meqme kam me ba
Une e kam zemren e bardh
S'kam nevojë n'sexhde me ra

Aman bab djali po i thot
Me urtësi babës po i flet
Me za tvogel i tha me lot
Kisha dasht me tpa nxhennet

Kisha dasht o baba jem
N'urë t'siratit kur t'kalojmë
Tkalojm shpejt n'ma t'mirin ven'
E n'xhennet pafund t'jetojmë

Prralla babes mos i thuj
Lej kto sene djali jem
Mos e kqyr punen e huj
Ti npune tane, un' n'pune tem

Ja nis djali dalë ngadalë
Tu i fol but e tu u sjell mirë
Se ai Zot qe na ka fal
Me urtësi ka than me thirrë

Nisi babës m'ja kujtu
Qe vjen vdekja e nuk pret
Kurr s'e dijmë sa kem me rrnu
Ikin krejt e mbetesh vet

Se çdo t'mirë që je tu e pa
Pa than Zoti kurr nuk vjen
Gjethi n'tokë që don me ra
Pa izë t'Zotit kurr nuk bjen

Ban dua djali pa nda
Aman Zot po t'lutem sot
Baben tem po du me pa
Tu t'ra n'sexhde i Madhi Zot

Çohet djali një mengjes
Bahet gati për namaz
E sheh baben tue marr abdest
Syte me lot e buzen n'gaz

Andërr tha o biri jem
Pejgamberin e kam pa
Ti tha je ummet i jem
Prej namazit mos me u nda

M'ke duru o djali jem
Sa shume saber ti ke ba
Jam pendu me shpirtin tem
Prej islamit s'ndahem ma

N'perqafim babe e bir
Edhe lotet smujn me i ndal
N'xhami Zoti i ka thirr
Te dyt nisen kadal dal

Tu e fal farzin me imam
Sexhdja e fundit ka mbaru
Krejt xhemati dhan selam
E veç baba nuk u çu

Çohu babë djali po i thot
Baba mbyllun ata sy
Ja nis djali qan me lot
Shpirtin Zotit ja ka kthy

Me u sjell mire me babe e nan
Ska ma mire o more vlla
Veq fjal tmira me ju than
Sot jan gjall e neser sjan ma


Lyrics & Melody: Kreshnik Avdiu
Arranged & Mastered: Mevlan Kurtishi
Publisher: Salam Media (QNT - Group)
Studio: NP Records
Directed by: Bunjamin Kurtishi
DoP: Filip Jordanov
Lights: Pro Lights - Toshe
Camera Ass: Kuzman Klekovski
Cast: Muharem Ismaili ,Zijadin Murtezi, Vullnet Mahmuti
Post Production: GALAKTIKA Pictures

Copyrights Salam Network (QNT Group).All rights reserved!

SPECIAL THANKS TO: ZUHDI MULLAABAZI
پارسال در تاریخ 1402/01/03 منتشر شده است.
5,888,028 بـار بازدید شده
... بیشتر