“Çfarë u jep për të ngrënë?”, Fevziu hyn në kuzhinën e burgut të Peqinit dhe mëson menunë

RTV KLAN
RTV KLAN
13.1 هزار بار بازدید - 6 ماه پیش - Itinierari i emisionit “Opinion” në
Itinierari i emisionit “Opinion” në Tv Klan përgjatë burgut të Peqinit ndalet në kuzhinën e burgut. Kuzhinierja i shpjegon gazetarit Blendi Fevziu se si është përcaktuar menuja për të burgosurit dhe çfarë përfshihet në vaktet e tyre. Veç stafit, aty janë integruar edhe të burgosur që punojnë 8 orë në ditë si ndihmës.

Blendi Fevziu: Çfarë u gatuani?

Kuzhinierja: Gjellë me perime, me mish.

Blendi Fevziu: E kanë një menu të caktuar ditë për ditë?

Kuzhinierja: Po, menu ditore.

Blendi Fevziu: Sa herë ndërron?

Kuzhinierja: E ndërrojmë çdo ditë.

Blendi Fevziu: Çdo javë e kanë të ndryshme, pastaj rifillon prapë javën e ardhshme. Pra e kanë një menu gjatë javës.

Kuzhinierja: Gjatë javës, por janë çdo ditë të ndryshme.

Blendi Fevziu: Si jeni? Si kalon? Si jeni? Si ia çoni? Mirë? Sa nga ju janë të dënuar?

Kuzhinierja: Këta të dy janë kuzhinierë, këta janë të dënuar.

Blendi Fevziu: Si jeni? Sa je dënuar?

I burgosuri: Me burgim të përjetshëm.

Blendi Fevziu: Po sa orë punoni këtu?

I burgosuri: 8 orë.

Blendi Fevziu: Paguhen?

Admir Abrija: Paguhen me 25% të pagës minimale, pra ne këta i paguajmë 10 mijë lekë të reja në muaj për të punuar 8 orë.

Blendi Fevziu: Ndihmës në kuzhinë apo bëni edhe punë të tjera?

I burgosuri: Edhe punë të tjera.

Të burgosurit kanë rreth 7 vite që vuajnë dënimin e përjetshëm.

Blendi Fevziu: Çfarë u jep për të ngrënë?

Kuzhinierja: Kjo është darka. Këtu ka fasule.

Blendi Fevziu: Tani çfarë u shërben për shembull, një pjatë fasule?

Kuzhinierja: Po, një pjatë.

Blendi Fevziu: Kjo është gjitha darka ë?

Kuzhinierja: Ka dhe djathin, fasule dhe djathë. Bukën e marrin që në drekë, por llogaritet.

Blendi Fevziu: Çaj, reçel dhe qumësht është mëngjesi.

Kuzhinierja: Dreka ka gjellë, makarona ose një ditë pilaf se kështu është menuja.

Blendi Fevziu: Ka dhe gjellë me perime dhe makarona? Dy pjata domethënë.

Kuzhinierja: Drekë kanë dy. Në darkë kanë fasule, gjellë dhe djathin. Qumështi, frutat, gjalpi një herë në 5 ditë se nuk kemi se si t’i ndajmë.

#Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu#TvKlan

Emisioni politik më i ndjekur dhe më i preferuar në ekranet shqiptare. “Opinion” vjen në katër takime çdo javë – e hënë, e martë, e mërkurë dhe takimi tradicional i të enjtes mbrëma.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: Facebook: tvklan
Follow Tvklan on Instagram: Instagram: rtvklan
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
6 ماه پیش در تاریخ 1402/11/19 منتشر شده است.
13,139 بـار بازدید شده
... بیشتر