"Na u larguan të gjithë atëherë kur kishim më shumë nevojë", moderatorja rrëfen çastin e vështirë

RTV KLAN
RTV KLAN
73.8 هزار بار بازدید - 2 سال پیش - Një moment të vështirë tregoi
Një moment të vështirë tregoi mbrëmjen e kësaj të shtune në “E ardhmja është vajzë” moderatorja dhe gazetarja Katerina Trungu. Mes lotësh ajo zbuloi se vite më parë familja e saj kishte kaluar një moment të vështirë ekonomik. Por sikur të mos mjaftonte kjo, të gjithë ata që e rrethonin e që duhet t’i gjendeshin pranë u larguan. Mes lotësh, Trungu rrëfen se nuk ndihet aspak e turpëruar nga ky moment, përkundrazi. Ajo tregon se e gjithë familja arriti që e bashkuar ta rrotullonte situatën pozitivisht.

“Do ndalem tek një nga momentet e vështira që sa herë më thuhet a ka patur diçka të vështirë mua kjo më vjen e para. Kam qenë në vit të parë fakultet. Filloi një e tatëpjetë në ekonominë e familjes, u vështirësuan shumë gjërat, babai u detyrua që të mbyllte biznesin, tentoi të hapte një biznes tjetër i cili falimentoi dhe mbetën të dy prindërit pa punë. Unë isha ndoshta në fund të vitit  të parë, pra një vajzë që sapo kisha filluar studimet e larta, që ka kosto, një djalë adoleshent dhe që i duhet të përballojnë shumë shpenzime, qoftë jetike, qoftë për veshje, për të dalë, për studime etj. Mendoj që ajo ka qenë një ndër periudhat më të vështira, patjetër edhe për ne fëmijët, por mësë shumti për ata të dy, që janë ata që e sigurojnë gjithçka në shtëpi dhe çdo të mirë që na nevojitej. Më bën përshtypje një gjë që kur e mendoj ishte pikërisht ai moment kur unë i kisha shumë njerëz afër dhe u zhdukën. Edhe nga shoqëria ime, i humba shumë shokë e shoqe që i kisha të ngushtë sepse nuk arrin dot të kapësh të njëjtin ritëm jete. Pra nga ai ritëm që nuk të mungonte asgjë, kishte mundësinë të dilje dhe të drekoje, etj, ti duhet të frenohesh, por nuk e kuptonin mesa duket, ata që vazhdojnë të jenë po në të njëjtën rrugë. Po jo vetëm miq. Ne humbëm edhe familjarë, edhe të afërm që nuk ishin të gatshëm të ishin pranë nesh dhe të na ndihmonin në një moment të tillë ku atyre u duhej para edhe për ushqim në atë periudhë. E di që mami do më bëjë namin që po e tregoj, por unë nuk kam turp nga kjo gjë fare, përkundrazi…”

“Nuk kam turp sepse ne ia hodhëm, ne ia dolëm. Kisha ndihmën, jo vetëm këmbënguljen e prindërve që të gjenin një punë. Mami nuk kishte punuar deri në atë moment dhe e gjeti dhe ajo një punë… si të thuash u rrotullua gjithçka në një formë krejt tjetër dhe shumë më të mbarë. Ishte fiks siç thonë bota është portokall. U rrëzuam dhe u ngritëm prap, po bashkë”. /tvklan.al

#EArdhmjaështëVajzë, programi i vetëm kushtuar vajzave dhe grave në Shqipëri. I ideuar dhe drejtuar nga gazetarja #EmiraCausholli, ky format sjell në çdo puntatë të tij dy vajza përballë njëra tjetrës të cilat tregojnë gjithçka nga jeta e tyre personale dhe profesionale. Vjen për ju çdo të shtunë, ora 21:00 në Klan Plus.

SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: Facebook: tvklan
Follow rtvklan on Instagram: Instagram: rtvklan
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
2 سال پیش در تاریخ 1400/12/28 منتشر شده است.
73,817 بـار بازدید شده
... بیشتر