Blendi Fevziu merr timonin e “Open Balkan”, bëhet kapiten i anijes së Gjergj Lucës

RTV KLAN
RTV KLAN
5.4 هزار بار بازدید - 7 ماه پیش - Krenaria e Norvegjisë tashmë mban
Krenaria e Norvegjisë tashmë mban flamurin shqiptar. Gjergj Luca e ka bërë pjesë të flotës së tij anijen eksploruese ndër më të rrallat në botë dhe i ka vënë një emër të veçantë “Open Balkan”.

Gazetari dhe moderatori i emisionit “Opinion”, Blendi Fevziu, ishte në këtë anije ku mësoi me detaje se si funksionon ajo. Dhe në fund nuk mund të mungonte që ai të drejtonte anijen.

Ishte kapiteni Alain Rico që i tregoi çdo lëvizje. Madje Fevziu foli edhe me Kapitenerinë e Durrësit.

Blendi Fevziu: Kapiteneria Durrës më dëgjon? “Open Balkan” flet.

Kapiteneria Durrës: Po “Open Balkan” të dëgjoj.

Blendi Fevziu: Kapiteneria Durrës po dalim për një udhëtim në det.

Kapiteneria Durrës: Do dilni tek Gjiri i Durrësit?

Blendi Fevziu: Besoj tek gjiri i Durrësit. Kapiten Aleni duhet ta shpjegojë këtu se kapiten Blendi nuk e di. Po apo jo?

Kapiteneria Durrës: Sa persona jeni në bord?

Blendi Fevziu: 12 persona. Presim konfimrimin.

Kapiteneria Durrës: Po “Open Balkan” mund të vazhdosh.

Blendi Fevziu: Kapiteneria faleminderit.

Dhe nga ky moment anija filloi të lëvizë.  Nuk munduan as batutat me kapitenin Rico.

Alain Rico: Je kapiten tani.

Blendi Fevziu: Pra mund të vazhdoj?

Alain Rico: Unë po zbres.

Blendi Fevziu: Ah ti do zbresësh? Do të të zëvendësoj.

Blendi Fevziu: Tani je ti kapiteni.

Blendi Fevziu: Jo, jo. Kapiteni i “Open Balkan” është Edi Rama me Vuçiç.

Fevziu kujtoi edhe momente nga filmi “Duel i heshtur” i Ndrek Lucës, aktorit të madh shqiptar, babait të Gjergj Lucës.

Blendi Fevziu: O Luce si thoshte Ndreka? Me gjithë motorët përpara.

Gjergj Luca: Ja ku e ke kapter Rahmiun se ma kanë vënë këtu surprizë. Kapter Rahmiun./tvklan.al
#blendifevziu #anije

#Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu#TvKlan

Emisioni politik më i ndjekur dhe më i preferuar në ekranet shqiptare. “Opinion” vjen në katër takime çdo javë – e hënë, e martë, e mërkurë dhe takimi tradicional i të enjtes mbrëma.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: Facebook: tvklan
Follow Tvklan on Instagram: Instagram: rtvklan
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
7 ماه پیش در تاریخ 1402/10/06 منتشر شده است.
5,479 بـار بازدید شده
... بیشتر