Top Channel/ Zgjerimi Aeroportit të Tiranës, Kastrati Group investon në terminalin e ri

Top Channel Albania
Top Channel Albania
8.6 هزار بار بازدید - 2 ماه پیش - Aeroporti ndërkombëtar i Tiranës po
Aeroporti ndërkombëtar i Tiranës po punon me ritme të shpejta për zgjerimin e terminalit të ri.

Investimi i grupit Kastrati me shtimin e 9 vendqëndrime të tjera, duke e çuar në 30 numrin total në pistë, jo vetëm është me rëndësi për përballimin e fluksit të udhëtarëve në rritje, por planifikon që shumë shpejt të nisin fluturimet e para transoqeanike nga Tirana.

Kapacitetet e shtuara me terminalin e ri në Rinas parashikohet të mirëpresin 15 milionë pasagjerë në vit, falë angazhimit të grupit Kastrati për të përmbushur kërkesat turistike në rritje për Shqipërinë.

Ky projekt ambicioz konfirmon pozicionin e TIA-s si qendrën kryesore të transportit ajror, arrin sipërfaqen 40 000 metra katrorë, me shtrirjen e gjurmës së terminalit dhe ndërtimin e portave të reja. Projekti i zgjerimit përfshin disa zhvillime kryesore, duke nisur që nga rehabilitimi i shinave, i cili ka përfunduar në prill 2024.

Ndër të tjera është implementuar edhe një sistem i ri ndriçimi LED, një infrastrukturë e përmirësuar drenazhimi si dhe një rrugë hyrëse e sapondërtuar. Kastrati group në këto vite të zhvillimit të madh të aeroportit ka investuar deri më tani mbi 100 mln euro..

Përfundimi i zgjerimit të terminalit dhe zgjerimi i pistës, sjell një epokë të re rritjeje dhe mundësish për Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës dhe ekonominë shqiptare.

Me kapacitet të shtuar, TIA është gati të ofrojë një përvojë të shkëlqyer udhëtimi duke nxitur zhvillimin ekonomik dhe turizmin në rajon.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Aeroporti#TopChannelNews
2 ماه پیش در تاریخ 1403/03/23 منتشر شده است.
8,686 بـار بازدید شده
... بیشتر