Është një nga vajzat më të bukura shqiptare, pasioni i Almeda Abazit habit Edi Ramën

RTV KLAN
RTV KLAN
64.9 هزار بار بازدید - 9 ماه پیش - Një nga vajzat më bukuroshe
Një nga vajzat më bukuroshe të ekranit, Almeda Abazi është pjesë e lojës “Të Panjohurit” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan. Në këtë mbrëmje të veçantë të ndërrimit të viteve, identiteti i saj duhet të zbulohet nga kryeministri Edi Rama midis alternativave të mbetura. Rama përjashton disa prej mundësive duke i shoqëruar me batuta që shkaktojnë të qeshura në studio.

Edi Rama: Almeda o ikën në hënë se s’duron dot burrat, por s’ikën se ka Sulejmanin e madhërishëm. Qifqi harroje, nuk bën. Mësuese fillore e përjashtoj se s’ka durim të merret me kalamajtë.

Ardit Gjebrea: Fluturon mbi ujë meqenëse jeton në Stamboll?

Edi Rama: Mbi ujë nuk e bëj unë edhe sikur të fluturojë se… me bretkosat është Reisi kështu që unë them që nga inati që lyerja e shtëpisë konsiderohet zanat ekskluziv burrash, ajo lyen shtëpinë.

Ardit Gjebrea: Bojaxhie thua ti?

Edi Rama: Unë them lyen shtëpinë, bojaxhie apo piktore shtëpie se t’i thuash bojaxhie gjithë asaj mrekullie duket sikur po… gjynah pra! Bojaxhie dakord, lyen shtëpinë, merr shkallën dhe lyen vetë, nuk lë njeri fare t’i afrohet.

Pasaporta e Almedës vlen 1000 euro që kryeministri Rama i fiton nëse përgjigjja rezulton të jetë e saktë. Kjo e fundit zbulon edhe pasionin e miss-it që habit kryeministrin.

Almeda Abazi: Me të vërtetë mendoni se mund të lyej shtëpinë? E keni gjetur!

Ardit Gjebrea: Si ka mundësi që lyen të gjithë shtëpinë?

Almeda Abazi: E kam pasion o Ardit, nuk e di pse.

Edi Rama: Po ça të pëlqen kur lyen shtëpinë, të pëlqen fakti që bën diçka fizike apo të pëlqejnë ngjyrat?

Almeda Abazi: Jo më pëlqen fakti që ndryshoj diçka, që bëj një ndryshim.

#EDielaShqiptare nga #ArditGjebrea prej vitit 2008 në #TvKlan, programi më popullor në të gjitha familjet shqiptare çdo të dielë. Një program i cili përfshin një fashë orari maratonë, prej 6 orësh transmetim. #edirama #almedaabazi

SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: Facebook: tvklan
Follow Tvklan on Instagram: Instagram: rtvklan
Programet e Tvklan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
9 ماه پیش در تاریخ 1402/10/10 منتشر شده است.
64,977 بـار بازدید شده
... بیشتر