Arben Ahmetaj: Nuk kam udhëtuar me Klodjan Zoton, nuk e kam përdorur kartën e tij

RTV KLAN
RTV KLAN
24.6 هزار بار بازدید - 2 سال پیش - #Opinion |
#Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu#tvklan

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka deklaruar se as nuk ka udhëtuar me Klodian Zoton dhe as nuk ka përdorur kartën e tij të kreditit për pagesa.

I ftuar në emsionin “Opinion” në Tv Klan, ish-zëvendëskryeministri Ahmetaj ka thënë se kallëzimi i bërë nga gazetari Adriatik Doçi është spekulim dhe se ato që ai ka denoncuar nuk qëndrojnë.

Blendi Fevziu: Sipas një denoncimi të bërë nga gazetari Adriatik Doçi, drejtuar në datën 9 Dhjetor SPAK dhe sipas këtij kallëzimi në datën 20-22 Qershor 2014 figuron një pagesë në hotelin “Principe di Savoi” në Milano për Arben Ahmetajn. 9 Shtator 2016 pagesë në hotel “Mandarin Oriental” në Milano për bashkëjetuesen e Ahmetajt. 21 Shkurt 2014, pagesë tek “Saris Sulce” në Vjenë. 13 Qershor 2017 pagesë tek “JW Marrlott Bucharest”. Të 4 këto pagesa janë bërë me kartën e kreditit të Klodian Zotos. Karta e kreditit është vënë si provë në kallëzim. Pse Klodian Zoto i ka kërkuar hotelit t’i japë të dhëna për ju kur ju keni qenë miq? Ai e pyet në 2020 kur ju keni qëndruar në 2013?  

Arben Ahmetaj: I je referuar një spekulimi të pastër të bërë. Këto janë spekulime, nuk është i vërtetë. Nuk kam fjetur unë dhe nuk kam paguar me kartën e Zotos, nuk ja kam kërkuar asnjëherë kartën Zotos, janë spekulime të pastra. Ishalla do Zoti dhe arrini ta pyesni ndonjëherë ndonjë nga ata. Ka shumë nga këto që bëhen dhe është përdorur dhe emri im. Këto janë spekulime. Unë nuk kam udhëtuar me Zoton, nuk e kam marrë kartën e tij. Doçi është mercenar. Ku e di se ku kam fjetur unë dhe e merr për të mirëqenë këtë. Është spekulim ky.  Nuk kam qenë fare në këtë hotel dhe nuk kam paguar. Nuk kam nevojë të më paguajë njeri mua hotelin dhe ti e di mirë. Klodian Zoton nuk e kam pasur ndonjëherë mik.

Blendi Fevziu: Nga dolën këto konfirmime hotelesh?

Arben Ahmetaj: Ai që e ka bërë ka qenë mercenari. I ka bërë presion drejtësisë. E di se çfarë ka thënë ky djali që i referohesh: Ky ka shkruar në portalin e tij se unë dhe Erjola tek shtëpia në plazh ftojmë miq dhe bëjmë orgji.

Emisioni politik më i ndjekur dhe më i preferuar në ekranet shqiptare. “Opinion” vjen në katër takime çdo javë – e hënë, e martë, e mërkurë dhe takimi tradicional i të enjtes mbrëma.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: Facebook: tvklan
Follow Tvklan on Instagram: Instagram: rtvklan
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
2 سال پیش در تاریخ 1401/12/04 منتشر شده است.
24,693 بـار بازدید شده
... بیشتر