Si do të kalojë Kodi Zgjedhor në Kuvend? Spiropali: S'gjuajmë për vota. PD të japë propozimet e veta

RTV KLAN
RTV KLAN
549 بار بازدید - 2 هفته پیش - Partia Socialiste depozitoi të hënën
Partia Socialiste depozitoi të hënën ndryshimet në Kodin Zgjedhor që sipas saj i hapin rrugë edhe votimit të diasporës.

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, në një komunikim me gazetarët tha se është e rëndësishme që edhe PD-ja të japë propozimet e saj.

Sipas ministres më pas deputetët duhet të dërgojnë në Kuvend të gjitha propozimet që reflektojnë rekomandimet e ODIHR-it dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

Sa i përket detyrimit për të pasur 84 vota që Kodi i ri të kalojë, ministrja tha se mazhoranca nuk ka për qëllim të “gjuajë për vota”.

“Nuk është qëllimi ynë as të bëjmë llogaritarin e votave, as të gjuajmë për vota. Besojmë që është detyrë e deputetëve dhe çdo grupi parlamentar që të japë propozimet më të mira për të reflektuar rekomandimet e ODIHR dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese e më pas të shkojmë në seancë dhe t’i votojmë. Ka ende kohë. Ne kemi sjellë në tryezë propozimet tona sa i takon mënyrës si llogariten mandatet, pra herësi dhe mënyrës si do votojnë emigrantët dhe diaspora. Është me rëndësi që PD të na bashkohet dhe të japë propozimet e saj, apo dhe grupet e tjera parlamentare. Pastaj të gjitha propozimet më të mira që reflektojnë rekomandimet e ODIHR dhe vendimet e gjykatës ti votojmë në seancë. Është detyra jonë që t’i votojmë dhe të gjejmë zgjidhej për Kodin e ri Zgjedhor që reflekton edhe kërkesat e institucioneve”, tha ajo.

Sa i përket votës së diasporës, Spiropali tha se propozimet e socialistëve reflektojnë “fije për pe” kërkesat e Gjykatës Kushtetuese.

“Ne besojmë që diaspora shqiptare duhet të votojë dhe këtë duhet ta bëjmë realitet në zgjedhjet më të afërta. Kemi bërë propozimet tona, një propozim që është i ngjashëm me sistemet e votimit të shumë vendeve të tjera të Be-së, me postë. Propozimet tona janë të thjeshta, lehtësisht të zbatueshme. Pra regjistrimi i atyre që votojnë jashtë territorit të Shqipërisë 100 ditë përpara. Fillimi i regjistrimit dhe më pas mbyllja e listave 50 ditë para zgjedhjeve. Heqja e atyre që nuk jetojnë në territorin e Shqipërisë, por jetojnë jashtë dhe bërja të mundur e votës së tyre që do reflektojë vullnetin e atyre që nuk jetojnë këtu por japin kontribut të madh në të gjitha fushat e jetës”, tha ajo./tvklan.al

SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/kategoria/klan-news/
Follow Klan News on Facebook: Facebook: klannews
Follow @klannews on Instagram: Instagram: tvklannews
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
2 هفته پیش در تاریخ 1403/04/19 منتشر شده است.
549 بـار بازدید شده
... بیشتر