Publikimi i fotos me Enver Hoxhën, Sali Berisha flet për herë të parë

RTV KLAN
RTV KLAN
160.5 هزار بار بازدید - 3 سال پیش - Ditët e fundit nëpër mediat
Ditët e fundit nëpër mediat online dhe rrjetet sociale ka qarkulluar një foto e Enver Hoxhës i rrethuar nga disa persona, mes të cilëve është edhe Sali Berisha. Ish-Kryeministri ka folur për herë të parë dhe ka shpjeguar praninë e tij në këtë foto që po qarkullon së fundmi në internet. Në një lidhje me Skype për emisionin Opinion në Tv Klan, Berisha tha se kjo foto ka qenë për ditëlindjen e Liljana Hoxhës, dhe aty ka kaluar për disa minuta edhe ish-diktatori Enver Hoxhës duke i përshëndetur dhe më pas është larguar. Berisha theksoi se asnjëherë nuk ka patur takim personal me Enver Hoxhën. Jonila Godole: Në ditët e fundit ka patur shumë pyetje që janë ngritur në lidhje me një foto që është publikuar e juaja në prani të diktatorit Hoxha dhe pastaj një lajm tjetër që ka dalë, që dikush një mjeke kolegia juaj, që ju ka akuzuar, sipas saj, ju keni ndikuar në largimin e saj nga Tirana dhe në internimin e saj. Sali Berisha: Është shpjeguar qartësisht nga ish-mjeku i Enver Hoxhës dhe miku im Isuf Kalo. Në qoftë se sheh një intervistë timen ai që po drejton sot emisionin më pyet, a e ke takuar personalisht Enver Hoxhën? Jo i them unë, personisht nuk e kam takuar asnjëherë sepse nuk e kam takuar kurrë personalisht. Por i them ka kaluar ajo që tregon fotografia. Kemi qenë në një ditëlindje mesa di unë të Liljana Hoxhës, e cila ka qenë në atë kohë drejtore ekzekutive e revistës Shkenca dhe Jeta dhe unë kam qenë një bashkëpunëtor dhe anëtar bordi i kësaj reviste. Aty ka ardhur dhe ka kaluar, mund të jetë ulur 2 minuta, nuk e mbaj mend, ka dhënë dorën dhe ka ikur. Kjo ka qenë. Në qoftë se një takim kolektiv quhet personal, merreni. Por unë nuk e kam mohuar, e kam shpjeguar edhe herë të tjera, që unë kam patur miqësi qoftë me këtë renë e tij por edhe me të shoqin e saj. Përsa i përket shoqes time, aty ke një dëshmitar i cili quhet Blendi Fevziu. Edi Rama më thoshte në Parlament se ke persekutuar një mjeke. Edhe unë nuk e dija se për kë e ka fjalën. Një ditë, në vitin 2010, me Blendi Fevziun kam qenë me Blendi Fevziun duke pirë kafe në Rogner. Shoqja ime vjen dhe më përqafon dhe më thotë: Sali, të lutem shumë, më nxirr në ndonjë media t’ja u marr fytyrën këtyre që shpifin në këtë mënyrë ndaj teje dhe t’u tregoj se kush ka qenë Sali Berisha. #Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #TvKlan Emisioni politik më i ndjekur dhe më i preferuar në ekranet shqiptare. “Opinion” vjen në katër takime çdo javë – e hënë, e martë, e mërkurë dhe takimi tradicional i të enjtes mbrëma. SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/ Follow Tvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/ Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
3 سال پیش در تاریخ 1400/09/18 منتشر شده است.
160,550 بـار بازدید شده
... بیشتر